E ardhmja e kapitalizmit
CHF26.90
Populistët i shmangen madje edhe analizës rudimentare të një ideologjie, duke u hedhur drejtpërsëdrejti në zgjidhje, që për dy minuta të duken të vërteta. Prandaj strategjia e tyre është që, nëpërmjet një kaleidoskopi argëtimesh t’ua heqin vëmendjen votuesve, për të mos i lënë të mendojnë thellë.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Ka stok
Titulli: E ardhmja e kapitalizmit
Autori: Paul Collier
Shqipëroi: Sokol Mici
Shtëpia botuese: Botart
Ku po shkon kapitalizmi?!
..Në pjesën më të madhe të Europës, të rinjtë po vuajnë nga një papunësi masive: aktualisht, një e treta e të rinjve italianë janë të papunë, një papunësi e tillë është parë për herë të fundit vetëm gjatë depresionit të viteve 30 të shekullit XX. Studimet flasin për një nivel të pashembullt të pesimizmit ndër të rinjtë: shumica e tyre presin të kenë standarde më të ulëta jetese sesa prindërit e tyre. Ky nuk është ndonjë iluzion: gjatë katër dekadave të fundit, performanca ekonomike e kapitalizmit ka ardhur duke u përkeqësuar…
…Ideologët me fuqi deduktive rivalizohen nga një specie tjetër politikanësh, populistët karizmatikë. Populistët i shmangen madje edhe analizës rudimentare të një ideologjie, duke u hedhur drejtpërsëdrejti në zgjidhje, që për dy minuta të duken të vërteta. Prandaj strategjia e tyre është që, nëpërmjet një kaleidoskopi argëtimesh t’ua heqin vëmendjen votuesve, për të mos i lënë të mendojnë thellë. Udhëheqësit me aftësi të tilla vijnë nga një pellg tjetër i vogël: nga ata që janë të famshëm në media.