Ky eshte refimi inje njeriu, qe e kundroi kohen si shans ne postimet dhe arratisjet e fantazise, duke besuar se do ishte nje deshmitar me vlere, ku here si objekt dhe here ndersjelltazi, do ishte brenda ngjarjes ne menyre fatale, me besimin se po e jetonte boten si enderrimtar. Por jo nga ata enderrimtare te forte, që vijne e ndryshojn boten ne lidhje me vlerën per ta jetuar ate permes cilesis; nje ndergjegje e ngarkuar me pergiegesine qe e merr realitetin si shkas te vepres se tij. Nje njeri qe nuk kish lidhje me punën, rregullin, ligjet, hierarkite, as me pemen e familjes; por si nje form®, shtjelle e mbarsur me fotografimin e kohes, që me shume se e mesuar eshte nje e dhene natyrale e stampuar de facto. Ky njeri mendon se e ka sjelle fati ne atdheun e tij (zone e fryme krijuese) si pasqyre te kunder-kohes, per te refyer e artikuluar ne mos veten, shogerine. Per fat, ne “atdheun” jo shume të regulluar ne strukture, po te dekontraktuar ne ngërçe historie (si forma zhvillimi), qe si e tille iu afrua ta jetonte me vemendjen me absolute qe meriton nje jete njerezore! Nese ky personazh i refyer do ishte nje bime, me patjeter do mbinte rreze nje sqolli ku lahen enët dhe qarkullone ujera. Nje njeri qe kur haste ne realitete arti i dukej sikur i kishte jetuar me pare; dhe, ne te kundert, kur hynte në soditjen e gialle te natyres, i shembellehej vetja sikur po panoramonte nje veper arti live. Per fat, ky njeri e ndjen veten te ambalazhuar nga koha e tij, si nj mundesi unike per te levizur brenda nje lende te fshehte e te kodifikuar me hapje konkave per nga mbyllja dhe fshehtesia e hershme per tu shnderruar, me pas, kah koniciteti, kah hapja e danguar si jolle drejt se panjohures neser.
Nje shenje ndergjegjeje si nje zone e kulluar dhe e paprekur nga te gjallet, por e projektuar me vone po per ta. Ky realitet i dyfishte i ngjan dhe i puthitet çdo krijuesi që duket si i mbivendosur mes jerezve, i panatyrshem dhe ne shume pika pamjeje here naiv, here demode e jashte kohe, e here si perjashtim i te dyjave ne nje padallueshmeri ne rafsh krejt te ulët ne shestim. Por te gjitha zerohen nese ky frymor nuk do shfaqë natyralitetin e tij, formin e hapur per t’u shprehur me ze jo te larte, por e zeze ne te bardhe, per te deshmuar kesisoj atdheun e tij parak: artin, apo formen iluzive (ku nuk i jepte logari kurrkujt), per te cilin u investua jo si zgjidhje e geshtjes, por si zgjedhje e saj; per te shenjuar ne kohe ne te gjitha trajtat e squara që i afroi fati i te genit i pranishem. Ky njeri e ben kete gje, pasi nuk ka mundesi te tjera veç ketij fakti dhe nje mundesie natyrale per te vrojtuar e qene mes jets. Serish me ndrojje e ne nje mundesi te pamundur per te jetuar nje pervoje krejt tjeter ne lloj: pamundesine si projektim i tij per te jetuar, per shembull, nje dimension te humbur e te pafat – luften. Gerat e mëdha te risin, të voglat te shtone kureshtjen, ndersa arti te zhvendos here nga njera e here nga tjetra.