Titulli: Arti për të fituar miq dhe pushtet, Një udhërrëfyes praktik për marrëdhëniet njerëzore, të cilat nuk jua mëson asnjë shkollë
Titulli i origjinalit: How to win friends and influence people
Autor: Dale Carnegie
Përktheu: Artan Stravoi
Përpunimi kompjuterik: Vjollca Ruvina
Botues: Shtëpia Botuese Pegi
Shtypi: Shtypshkronja Pegi
Numri i faqeve: 192
Arti për të fituar miq dhe pushtet është një nga librat më të njohur të ekspertit të famshëm të komunikimit, Dale Carnegie, i ribotuar në mbi 15,000,000 kopje. Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare.
Carnegie, me shembujt nga jeta e personaliteteve me të njohur, në Amerikë dhe Europë, tregon se zbatimi i rregullave të arta të komunikimit, ka ndihmuar mijëra personazhe të arrijnë famë dhe pushtet.
Djali i varfër u bë President i Amerikës – Abraham Linkolni. Shkrimtari, vepra e parë e të cilit nuk u pëlqye nga askush, ia doli të jetë mbret i leximit të të gjithëve – Çarls Dikensi. Këshillat e këtij libri do t’ju ndihmojnë edhe ju të kuptoni mesazhin e Carnegie: Lumturia nuk varet nga kush je dhe çfarë ke, por nga çfarë mendon dhe si komunikon!
Një udhërrëfyes praktik për marrëdhëniet njerëzore, të cilat nuk jua mëson asnjë shkollë.