Alfabetare

CHF17.90

Zgjimet intelektuale të një populli janë shenja të vetëdijësimit për qenien e tij. Brumosja me këtë vetëdije nis prej lëvrimit të gjuhës, mjetit nga spikatin dallueshmëria, veçantia në shumësinë e popujve dhe të etnive të tjera njerëzore.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

In stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Alfabetarja e gjuhësë shqip – botim anastatik i kopjes së alfabetares që Sami Frashëri ia dhuroi Sulltan Abdulhamidit II, më 1879
Autor: Mehdi Gurra
Botoi: Alsar
Foramti: 13x20cm
Faqe: 140
ISBN: 9789928319043

Kopertine e forte.

Zgjimet intelektuale të një populli janë shenja të vetëdijësimit për qenien e tij. Brumosja me këtë vetëdije nis prej lëvrimit të gjuhës, mjetit nga spikatin dallueshmëria, veçantia në shumësinë e popujve dhe të etnive të tjera njerëzore.

Sfida e shkrimit të duhur të shqipes dhe e përhapjes së tij në masat e gjera të popullit, veçanërisht mësimi i gjuhës shqipe në shkollë, i pati munduar veprimtarët e Rilindjes Kombëtare të shqiptarëve që kur ata nisën të përvijojnë në mendje rrugën që duhej të ndiqnin bashkëkombasit për të dalë me vete dhe për të zënë vendin e tyre në histori. Këta kishin qenë për shekuj nën një perandori të madhe, në majat e se cilës do të gjendeshin kohë pas kohe si nëpunës të niveleve të larta. Me fillimin e fundit të kësaj perandorie,elita shqiptare mori mbi vete përgjegjësinë e shtrimit të një rruge të re.