100 mënyra për të motivuar veten, ndryshoje jetën përgjithmonë

CHF13.90

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1996, ky libër ka pasur një sukses të cilin nuk e kisha imagjinuar kurrë. Gjatë 18 viteve të para të shitjes, kemi parë përdorimin e internetit, si burimi i parë i informacionit në të gjithë botën. Njerëzit, jo vetëm e kanë blerë këtë libër në internet, por edhe kanë shkruar shënime kritike.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Out of stock

0 People watching this product now!
Category:
Description

Titulli: 100 mënyra për të motivuar veten, ndryshoje jetën përgjithmonë
Titulli i origjinali: 100 ways to motivate yourself
Autorë: Steve Chandler
Përktheu: David Hudhri
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2014, Fq. 236

Kur Bob Dylan shkroi në librin e tij “Kronikat” se sa shumë e admironte mbretëreshën e muzikës folk Joan Baez-in, para se të takohej me të, tha: “Kisha frikë ta takoja. Nuk doja ta takoja, por e dija se s’kisha nga t’ia mbaja. Po shkoja në të njëjtin drejtim me të, megjithëse për momentin ndodhesha pas saj. Ajo kishte zjarrin, por e ndieja se atë zjarr kisha dhe unë”.

Nuk e vëmë në dyshim se çfarë kuptonte ai me fjalën “zjarr”. Vazhdojmë leximin, duke e ditur fare mirë se çfarë do të thotë ai. Megjithatë, ndonjëherë pyes veten. E dimë vërtet? E dimë këtë nga përvoja? Po a ndiejmë të njëjtin zjarr? Mos duhet të jesh poet apo këngëtar? Jo. Të gjithë e dimë çfarë do të thotë të kesh po atë zjarr, sado pak ta kemi përjetuar.

Jeta ime mori kthesë kur zbulova se atë zjarr mund ta ndizja edhe vetë. M’u deshën mbi 50 vjet për ta kuptuar. Për këto çështje, nuk ngutem. Por ju mund ta kuptoni që sot, nëse doni. 50 vitet e para të jetës sime, mendoja se zjarri ndizej kur më frymëzonte diçka. Duhej që diçka të më ndodhte. Arsyeja përse e besoja këtë ishte prej përvojës që kisha. Duhet të ecësh, me aq sa di, apo jo?

Pjesa më e bukur për zjarrin është se duhet zjarr për ta ndezur. Shkoj tek oxhaku për të ndezur zjarrin. Poshtë lëmishtes, vendos një gazetë të bërë shuk. Më pas, mbi lëmi-shtet, vendos drutë. Por si ta ndez këtë zjarr? Më duhet një shkrepëse. Ose një çakmak. Për të ndezur zjarrin duhet zjarr. Duket ironike? Paradoksale? Pa kuptim? Një farsë?

“Ke marrë zjarr!”, më tha një miku im, njëherë. I refero-hej faktit që i kisha dërguar një lumë idesh për librin, një kopje me shkrim të gjerave që shisnim, programe audio të regjistruara dhe një numër veprimtarish dhe aksionesh të tjera. Si e ndeza zjarrin brenda vetes? Me zjarr.

Një veprim çoi në tjetrin, dhe nuk pata më frikë të zgjohesha herët e të punoja. E detyroja veten të bëja ushtrime. Iu përkushtova punës në vend që të shpërqendrohesha. Puna (siç ndodh gjithmonë kur përfshihesh i tëri në të) shpejt u bë diçka e bukur.

Dramaturgu Noel Coward ka thënë, “Puna është më qejf se qejfi vetë”. Është kur punon, jo kur e mendon. Aq më tepër kur e mendon përpara se ta bësh. Për të ndezur zjarrin ju duhet zjarr. Kur fërkoni dy shkopinj së bashku, krijohet fërkim dhe nxehtësi mjaftueshëm për të dhënë një shkëndijë, e më pas, flakë, të cilën mund t’ia vini një zjarri më të madh.

Edhe për ju është po i njëjti proces. Kur nisni një veprim, ju pëlqen ose jo, është njësoj si të fërkoni dy shkopinj së bashku. Mendoni se shkopinjtë do ta bënin këtë vetvetiu? I keni parë ndonjëherë ta bëjnë vetë?

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1996, ky libër ka pasur një sukses të cilin nuk e kisha imagjinuar kurrë. Gjatë 18 viteve të para të shitjes, kemi parë përdorimin e internetit, si burimi i parë i informacionit në të gjithë botën. Njerëzit, jo vetëm e kanë blerë këtë libër në internet, por edhe kanë shkruar shënime kritike. E bukura e librarive në internet është se kanë vëzhgime nga njerëz të zakonshëm, jo vetëm gazetarë profesionistë të cilëve u duhet të jenë mendjemprehtë, cinikë dhe të zgjuar, që të mbijetojnë.

Një person që e ka rishikuar këtë libër, në versionin origjinal, ishte Bubba Spencer, nga Tennessee. Ai shkroi: “Nuk është një libër i thellë, me teori të ndërlikuara, se si të përmirësoni jetën. Më së shumti, janë këshilla të mira, se si të rritësh motivimin. Nëse doni të përmirësoni ndonjë pjesë të jetës, atëherë duhet ta lexoni patjetër.”

Bubba i dha këtij libri pesë yje dhe i jam mirënjohës atij, më shumë se çdo kritiku profesionist. Ai tha se kisha bërë atë që kisha synuar: “Të bësh të thjeshtën të ndërlikuar është diçka e zakonshme; të bësh të ndërlikuarën të thjeshtë, tmerrësisht të thjeshtë, ky është kreativitet.”