Oriksi dhe Krejku
CHF19.90
Bestseller ndërkombëtar! Kandidat për “Man Booker Prize for Fiction”, në 2003 dhe “Oringe Prize for Fiction”, në 2004. “Oriksi dhe Krejku” është njëkohësisht një histori e paharrueshme dashurie dhe një vizion rrëmbyes i së ardhmes, në një botë postapokaliptike.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Ka stok
Libri: Oriksi dhe Krejku
Autore: Margaret Atwood
Perktheu: Erdi Ibro
Faqe: 434
Botoi: Pegi
ISBN: 9789928310828
Bestseller ndërkombëtar! Kandidat për “Man Booker Prize for Fiction”, në 2003 dhe “Oringe Prize for Fiction”, në 2004. “Oriksi dhe Krejku” është njëkohësisht një histori e paharrueshme dashurie dhe një vizion rrëmbyes i së ardhmes, në një botë postapokaliptike. Njeriu i Dëborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhé. Ai vajton për humbjen e shokut të tij të ngushtë, Krejkut, dhe të Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilën ishin të dashuruar që të dy. Në kërkim të përgjigjeve, Njeriu i Dëborës ndërmerr një udhëtim – me ndihmën e Krejkërve, fëmijëve sygjelbër të krijuar nga mendja brilante dhe e përbindshme e Krejkut – përmes natyrës së harlisur, që jo shumë kohë më parë pat qenë një qytet i madh, deri kur korporata të fuqishme e shpunë njerëzimin drejt një udhe të pakontrollueshme mutacionesh gjenetike. I botuar për herë të parë më 2003, Margaret Atwood na shpie në një të ardhme që tashmë është tepër aktuale dhe aspak “letërsi distopike e spekulative”, siç u cilësua asokohe.