Në tokën e tjetrit
CHF9.90
Një top që ngjitet përkohësisht dhe ulet në tokë po brenda një përkohësie të brishtë.Pas kësaj brishtësie kohore, a ndoshta më i brishtë se koha,
një djalosh,bile fëmijë më tepër,një botë e pasur e lidhur ngushtësisht pas argëtimit që krijon ky top,(simbol i plotisë).
I shtyrë nga dëshira për lojën me topin,ky djalosh ndërmerr një aventurë fort pak të dëgjueshme.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
In stock
Autor: Ilir Fatkoja
Shtëpia botuese: “Dituria Islame”
Redaktor: Dr. Shpëtim Doda
Recensent: Mr. Qemajl Morina dhe Ahmet Sadriu
Një top që ngjitet përkohësisht dhe ulet në tokë po brenda një përkohësie të brishtë.Pas kësaj brishtësie kohore, a ndoshta më i brishtë se koha,
një djalosh,bile fëmijë më tepër,një botë e pasur e lidhur ngushtësisht pas argëtimit që krijon ky top,(simbol i plotisë).
I shtyrë nga dëshira për lojën me topin,ky djalosh ndërmerr një aventurë fort pak të dëgjueshme:Largohet nga atdheu i tij drejt
brigjeve të Italisë.Nuk mund të ndodhte ndryshe,pasi plotia-top nuk mund të përfitohej në ndeshjen e brendshme të djaloshit
pa patur përballë Tjetrin.Kësisoj Italia nuk duhet parë si vend gjeografik,si një pikë koordinatash të përcaktuara në hartë
si qëllim në vetvete,por si hapësira e tjetrit.
Këtu qëndron shtysa e parë e autorit,mbrapshtëkthim i koordinatave që ai krijon.
Ndryshe nga tradita e sotme filozofiko-politiko-letrare autori nuk synon ta bujtë tjetrin në arenën e përgjakshme të identitetit,
por ta vendosë atë në hapësirat e Tjetrit.
Me trysninë e tij,Tjetri dhe klima brenda të cilit ai gjendet,natyrisht që synojnë të asimilojnë këtë Identit, porse siç pritet
gjithnji mjetet e përdorura nga tjetri janë shpesh paqësore. Në vend të arenës së përgjakshme,
Tjetri ofron alternativa të diktuara vërtetë, por edhe lirinë e zgje dhjes.