Autori: Abdurrahman Xhami
Boton: Sh.b “Drita e jetës ”
Përktheu nga boshnjakishtja: Selim Sylejmani
Redaktor: Mr. Taxhedin Bytyqi
Kultura botërore njeh shumë heronj, historia e dashurisë së të cilëve i kanë trandur mendjet dhe kanë shkrirë zemrat e njerëzve.
Çdo brez i njeh emrat e Romeo-s dhe Xhulietës, Jusufit dhe Zyleha-s, Lelja-s dhe Mexhnunit. Një nga këto histori më mahnitëse është
historia e dashurisë së Jusufit dhe zonjës së tij Zyleha-s.Legjenda bazohet ne tregimin e njohur kuranor për profetin Jusuf,
sipas të cilit është emëruar sureja e dymbëdhjetë e Librit të Shenjtë. Sureja i kushtohet jetës së Jusufit,duke filluar me një episod
i cili tregon për ëndrrën e një djali,në të cilën atij i ishin përkulur trupat qiellorë dhe i cili përfundon me një përmendje
të ribashkimit te profetit me prindërit e tij pas një ndarje të gjatë. Një rol të rëndësishëm në rrëfim luan episodi,
në të cilin përshkruhen marrëdhëniet midis Jusufit dhe gruas së një fisniku egjiptian, në shtëpinë e të cilit ai përfundon si skllav.