Antologjia e mendimit estetik shqiptar
CHF9.90
Në këtë vepër janë përmbledhur të gjithë autorët shqiptarë që kanë shkruar për estetikën, që nga De Rada, Konica, Fishta, Koliqi dhe deri në ditët tona. Ky tekst iu shërben të gjithë studentëve të letërsisë, arteve, por edhe të pasionuarve pas estetikës.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Ka stok
Libri: Antologjia e mendimit estetik shqiptar
Autori: Nasho Jorgaqi
Botoi: Dituria
ISBN: 9992731974
Artin në tërë historinë e tij të lashtë e ka shoqëruar gjykimi dhe mendimi i shoqërisë. Pa lindur akoma shkenca letrare, populli, në forma të ndryshme, ka ditur t’i shprehë gjykimet e veta, të manifestojë konceptet e tij estetike, të tregojë se ç’është për të e bukur apo e shëmtuar.
Veç kësaj, vetë arti dëshmon se gjatë ecurisë së tij ka ndier nevojën e përgjithësimit të praktikës krijuese, të zbulimit të ligjeve dhe të parimeve që e udhëheqin dhe e përcjellin krijimtarinë artistike.
Të gjitha këto kanë qenë të lidhura ngushtë me kërkesat e shoqërisë, të kushtëzuara nga rrethanat historike dhe prej kësaj, s’është zor të kuptohet se kjo ka qenë dhe rruga përmes së cilës ka kaluar nga një epokë në tjetrën mendimi estetik i çdo vendi.
S’ka dyshim se mendimi estetik është pjesë e pandarë e kulturës dhe e jetës shpirtërore të popullit, tregues kuptimplotë i vitalitetit dhe individualitetit të tij. Këtë tregues e gjejmë të pranishëm dhe në jetën dhe historinë e popullit shqiptar.