Një shëtitje me Rumiun dhe Tagorën

CHF9.90

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Vetëm 1 stok

0 People watching this product now!
Përshkrim

Libri: Një shëtitje me Rumiun dhe Tagorën
Autor: Edison Ceraj
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 14x20cm
Faqe: 70
ISBN: 9789989585357

Ndoshta domethënia më kyçe në poezinë e Rumiut dhe të Tagorës është se na kultivojnë prirjen e qënësishme për të bujtë te temat e mëdha, e si rrjedhojë për të lënë ato mijëra vogëlsira e çikërrima në të cilat biem kaq shpesh në përditshmërinë tonë, ku secila syresh përbën një pengesë që vështirëson komunikimin e domosdoshëm që duhet të ndërmarrim herë pas here me vetveten. Që këtej, këto janë pengesa edhe për meditimin.

E meqë ra fjala, le të kujtomë këtu se qenësia me të cilën ndajmë më pak kohë është pikërisht vetja. Kështu, një nga shtysat më të vërteta – domethënë, më të qëndrueshme – që mund të na përmendë për të qëndruar më shumë me veten është poezia, sidomos poezia.