Origjinali: Don’t sweat the small stuff…and it’s all small stuff
Titulli: Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla dhe të gjitha janë gjëra të vogla
Gjinia: Psikologji
Autori: Richard Carlson
Përktheu: Alma Guri
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve-strese, probleme të marrëdhënieve me njëri – tjetrin,probleme që kanë të bëjnë me punën,
përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme.Në këtë libër,shprehen dy metoda shumë të rëndësishme-gjëra që mund të fillosh t’i bësh që sot ,
të cilat do të të ndihmojnë për t’iu përgjigjur jetës me më hijeshi.
Metodat të cilat do t’i lexosh,janë të provuara si shumë të suksesshme nga klientët dhe lexuesit e mi për shumë vite me radhë.
Ato, gjithashtu,prezantojnë mënyrën që mua më pëlqen t’i afrohem jetës time:në shtegun më me pak rezistencë.
Çdo metodë është e thjeshtë dhe e plotfuqishme dhe do të veprojë si busull orientimi për të çuar në drejtimin e një të ardhmeje të sigurt
dhe të një jetese më të lehtësuar nga stresi.
Do të shikosh se shumë nga metodat do të aplikohen jo vetëm në ngjarje të veçanta,por edhe në sfidat më të vështira të jetës.
Kur nuk “e vret mendjen për gjëra të vogla” jeta nuk do të jetë e përsosur,por do të mësosh të pranosh atë çfarë jeta të ofron
me sa më pak rezistencë. Sikurse thuhet në filozofinë Zen, kur të mësosh “t’i lësh të kalojnë problemet”
në vend që t’u rezistosh me të gjitha fuqitë, jeta jote do të fillojë të rrjedhë lirshëm.