Titulli: Triumfi në jetë
Autori: James Allen
Perktheu: Elvi Sidheri
Redaktor: Fatbardha Bekolli – Vërbovci
Botuesi: Bujar Vërbovci
Faqe: 300
Çdo qenie e gallë jeton në botën e vet mendore. Hareja dhe githë brengat e tij, janë thjesht sajesa të mendjes së vet, dhe varen pikërisht nga mendja per gjithçka qe ka të bejë me ekzistencën e tyre. Në ketë botë kaq të zymtë, që errësohet edhe më shumë nga mëkatet dhe pikëllimet tona të panumërta, ku sakaq jetonë shumica e njerëzve, ka gjithsesi një tjetër botë, e cila shkëlqen nga virtytet e kulluara dhe gëzimi krejtësisht i papërlyer, vendi ku gjallonë vetëm njerezit e përkryer. Kjo botë sidoqoftë mund të gjendet dhe brenda saj mund të hyjmë, ndërsa shtegu për të depërtuar brenda saj kalon nga vetkontrolli dhe përkryerja e plotë morale e njeriut. Ajo është bota e jetës së përkryer, dhe rrjedhimisht ajo i përket njeriut vetvetiu, ndonëse qenia njerëzore nuk mund të quhet dot kurrsesi e plotësuar, nëse nuk kurorëzohet me përkryerjen e mirëfilltë. Megjithatë, kjo jetë e përkryer nuk ndodhet aspak tepër larg, e po ashtu ajo nuk është aspak diçka fare e pamundur, sikundër hamendësojnë njerëzit e zhytur në terr; ngaqë ajo përkundrazi, është tëresisht e mundur, teksa gjendet fort pranë nesh dhe është tejet e vërtetë. Njeriu ka për të mbetur thjesht një krijesë lakmitare, qaramane, mëkatare dhe vazhdimisht e penduar, për aq kohë sa vetë do të dëshirojë të dergjet në kushte të tilla të drobitura. Ndërsa kur të ketë vullnetin e duhur për t’u shkundur njëherë e mirë nga këto ëndrra të zymta dhe të brofë në kembë, ai ka për t’u ngritur dhe gjithçka do ta arrijë.