Shërimi i zbrazëtisë
CHF19.90
Shumë nga ne e kanë humbur rrugën e tyre në jetë. Disa prej tyre i kanë humbur tashmë shpresat, ngase nuk shohin më asnjë shpëtim nga dhembja, nga brengat dhe nga dështimet e tyre. Ka nga ata njerëz që kalojnë vite me radhë, të zhytur në turp dhe urrejtje për veten e tyre. Të tjerë jetojnë krejtësisht të zbrazët, përkundër suksesit të tyre së jashtmi. Gjithsesi, shpresa nuk mungon. Gjithmonë ka edhe një shteg shpëtimi, sepse njëlloj siç patëm ardhur në këtë rrugëtim jetësor me gjasat për t’u rrëzuar, gjithashtu jemi të pajisur më aftësinë për t’u ngritur sërish. Njëlloj siç gjakosemi, po ashtu edhe shërohemi, ngase jemi të mbrujtur me aftësinë hyjnore për t’ia dalë mbanë, për të mbijetuar, mbase edhe për të lulëzuar pikërisht në mes të shtrëngatës. Secilit nga ne i është dhënë aftësia hyjnore për të shikuar përmes errësirës, për t’u ripërtërirë mes acarit, teksa ligështohemi pareshtur, dhe përsëri shërohemi, ndërsa hijeshohemi edhe më tepër, përkundër thyerjeve tona. Ky libër na jep pikërisht një udhëzues hap pas hapi për ripërtëritjen e këtyre thyerjeve tona – domethënë të zbrazëtisë tonë gjithashtu.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Ka stok
Titulli: Shërimi i zbrazëtisë
Udhëzues për mirëqenien emocionale dhe shpirtërore
Titulli origjinal: Healing the Emptiness
A guide to emotional and spiritual well-being
Autori: Yasmin Mogahed
Perktheu: Dr. Osman Osmani
Redaktor: Fatbardha Bekolli-Vërbovci
Botuesi: Jeta
Faqe: 336
Shumë nga ne e kanë humbur rrugën e tyre në jetë. Disa prej tyre i kanë humbur tashmë shpresat, ngase nuk shohin më asnjë shpëtim nga dhembja, nga brengat dhe nga dështimet e tyre. Ka nga ata njerëz që kalojnë vite me radhë, të zhytur në turp dhe urrejtje për veten e tyre. Të tjerë jetojnë krejtësisht të zbrazët, përkundër suksesit të tyre së jashtmi. Gjithsesi, shpresa nuk mungon. Gjithmonë ka edhe një shteg shpëtimi, sepse njëlloj siç patëm ardhur në këtë rrugëtim jetësor me gjasat për t’u rrëzuar, gjithashtu jemi të pajisur më aftësinë për t’u ngritur sërish. Njëlloj siç gjakosemi, po ashtu edhe shërohemi, ngase jemi të mbrujtur me aftësinë hyjnore për t’ia dalë mbanë, për të mbijetuar, mbase edhe për të lulëzuar pikërisht në mes të shtrëngatës. Secilit nga ne i është dhënë aftësia hyjnore për të shikuar përmes errësirës, për t’u ripërtërirë mes acarit, teksa ligështohemi pareshtur, dhe përsëri shërohemi, ndërsa hijeshohemi edhe më tepër, përkundër thyerjeve tona.
Ky libër na jep pikërisht një udhëzues hap pas hapi për ripërtëritjen e këtyre thyerjeve tona – domethënë të zbrazëtisë tonë gjithashtu.