Ligji i suksesit në 16 mësime

CHF29.90

Këtu gjenden bazat e filozofisë së suksesit: Formula origjinale për arritje të mëtejshme, të paraqitura në pesëmbëdhjetë parime të jashtëzakonshme. Kjo është një punë e jashtëzakonshme, me të cilën e filloi karrierën e tij Napoleon Hilli. Materiali origjinal është publikuar për herë të parë në vitin 1928, në tetë vëllime. Ligji i suksesit vjen tani në një libër të vetëm.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Ka stok

0 People watching this product now!
Përshkrim

Titulli: Ligji i suksesit në 16 mësime
Origjinali: The Law of the success in sixteen lessons
Autori: Napoleon Hill
Shqipëroi: Mimoza Thaqi, Avni Thaqi
Shtëpia botuese: Tringa Design
Faqe: 519
ISBN: 978-608-211-116-2

LIGJI I SUKSESIT NË 16 MËSIME – Mësimdhënia, për herë të parë në historinë e botës, vjen si një filozofi e vërtetë, mbi bazën e së cilës u ndërtua Suksesi Personal. Ligji i Suksesit ishte pararendës i librit Mendo dhe Pasurohu nga Napoleon Hill. Hill ishte i njohur për Hulumtimet që ka bërë lidhur me dallimin e milionerëve dhe njerëzve të zakonshëm. Të gjashtëmbëdhjetë Mësimet në këtë libër në mënyrë të përkryer kristalizojnë çdo gjë që ju do të duhet të dini për të pasuar sukses gjatë këtyre kohërave të vështira ekonomike. Shumë nga librat që sot janë në shitje sa i përket vetë-ndihmës i kanë marë konceptet themelore nga ky libër. Sekreti, Fuqia e Mendimit Pozitiv, Milioneri, Ligji i Tërheqjes të gjithë i kanë marrë konceptet bazike nga kjo punë e jashtëzakonshme. Tani ju mund ti merni ato nga burimi. Njëherë që të lexoni këtë libër ju do të kuptoni se çfarë ju jep disa njerëzve përparësinë të jenë mbi të tjerët. Duke i ndjekur këto këshilla edhe ju do të jeni në majë. Është koha të ndaloni së menduari se si do të ishte të jeini I pasur dhe të filloni të dini. Ky libër ka ndryshuar shumë jetëra dhe mund të ndryshojë edhe jetën tuaj! Dedikuar: ANDREW CARNEGIE, që sugjeroi botimin e këtij kursi; HENRY FORD i cili u befasua nga ky kurs, që kishte në themel të tij 16 mësime për arritjen e suksesit, si dhe Edwin C. BARNES bashkëpunëtor me Thomas A. Edison-in, miqësia e ngushtë me të cilin gjatë një periudhe prej më shumë se pesëmbëdhjetë vjetësh, e ndihmoi autorin “për të vazhduar” me analizimin e një larmie të madhe pasojash dhe humbjesh të përkohshme në këtë kurs. “Kush tha se nuk mund të bëhet? Çfarë fitoresh ka arritur në jetën e tij njeriu, që e bëjnë atë të aftë të gjykojë të tjerët”?