Bëje jetën tënde më të lumtur
CHF5.90
E hap kodin e jetës në veprën e cila titullohet “Rinia”. Thuhet …jeta fillon vetëm atëherë… Shikoj fotografitë e rinisë. E shoh të mrekullueshme, vetëmohuese, plotë entuziazëm, elan, kënaqësi, punë, e zhytur në shkencë, e edukuar në mirë sjellje.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
In stock
Titulli: Bëje jetën tënde më të lumtur
Autor: Grup autorësh
Përkthyes: N.N.
Redaktor: Bujar Vërbovci
Kopertina: Bashkim Mehani
Përgatiti për shtyp: Bashkim Avdiu
Shtypi: FocusPrint – Shkup
Për botuesin: Bashkim Avdiu
Botues: Sira – Prishtinë
E hap kodin e jetës në veprën e cila titullohet “Rinia”. Thuhet …jeta fillon vetëm atëherë… Shikoj fotografitë e rinisë. E shoh të mrekullueshme, vetëmohuese, plotë entuziazëm, elan, kënaqësi, punë, e zhytur në shkencë, e edukuar në mirë sjellje.
Në fotografinë tjetër – në fotografinë e rinisë së sotme aktuale, e shoh me fytyrë në shtangim të hidhur, shikim i cili bredh duke kërkuar diç, shoh rini pa rini – vjeshtë në pranverë. Kërkoj fotografitë e mëparshme të kësaj rinie, dhe shoh fotografi “të marrëzishme”: djelmosha e vajza në ndonjë ritëm shurdhues të muzikës bashkëkohore, në transin e zbavitjes, truplëshuar e flokëshprishur, pako cigaresh e pijesh pranë tyre. I shikoj veprimet e tyre dhe pyes:
“A është kjo rini? Ku është elani, entuziazmi… ku është jeta e kësaj rinie?