100 letra dashurie
CHF19.90
100 letra dashurie 100 histori njerëzore të zbukuruara dhe të vrara nga dashuria. Në to ka shumë intimitet, dhimbje dhe rrëfime të pastra zemre. Këtu janë njerëzit e mëdhenj të zhveshur nga petku i famës dhe të veshur me petkun e ndjenjës më të madhe qē njeh njerëzimi, atë të dashurisë.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Ka stok
Autor: 100 letra dashurie
Përzgjodhi dhe përktheu: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Pema
Përgaditja estetike e librit: You Name It
Shtypi: shtypshkronja vi-print
100 letra dashurie 100 histori njerëzore të zbukuruara dhe të vrara nga dashuria. Në to ka shumë intimitet, dhimbje dhe rrëfime të pastra zemre. Këtu janë njerëzit e mëdhenj të zhveshur nga petku i famës dhe të veshur me petkun e ndjenjës më të madhe qē njeh njerëzimi, atë të dashurisë.
Ndër letrat që më pëlqyen më shumë ishin letrat e: Consuelo de Exupèry drejtuar Antoine Exupèry vite pas zhdukjes së tij, Frida Kahlo drejtuar Diego Rivera, Virginia Woolf drejtuar Leonard Woolf para vetëvrasjes së saj atë natë, Yoko Ono drejtuar John Lennon shumë vite pas vdekjes së tij. Andrè Gorz drejtuar gruas së tij Dorinës dhe letra e një të veje drejtuar burrit të saj të vdekur rreth viteve1580.Gjithashtu, një letër që të bën shumë përshtypje është ajo e Khalil Gibran për May Ziadé që edhe pse kishin një dashuri 19-vjeçare deri në vdekjen e Gibran, ata nuk u takuan kurrë dhe dashuria e tyre mbeti platonike brenda kufijve të shkëmbimit të letrave.
Një libër që ia vlen të lexohet për të mësuar më shumë rreth njerëzve që bënë histori dhe lanë shumë në këtë botë kur u larguan