Titulli: Devotshmëria
Autor: Salih al esh-shejh
Përktheu: Justinian Topulli
Recensa: Eris Koliqi
Redaktim gjuhësor: Bedri Telegrafi
Kopertina & Faqosja: Aurora Shehu
Boton: AIITC
Devotshmëria është shpëtim dhe fitore, ajo është ndarëse në mes të vërtetës dhe të pavërtetës, ajo shlyn të këqijat dhe bën të falen gjynahet.Njerëzit e devotëshëm janë njerëzit e shpëtuar Allahu i lartësuar thotë: “dhe keni frikë Allahut që të shpëtoni!“
Realiteti i sotëm i trishtueshëm i muslimanëve kërkon një ngritje të fuqishme, për të larguar pluhurin e rëndë të viteve të tëra ngecje, për të davaritur erësirat e injoracës dhe shpërbërë retë e dyshimeve.
Kjo ngritje do të ndodh vetëm duke iu kthyer Allahut të lartësuar, dhe mbi shpatullat e një brezi, që i frikohet Zotit dhe i përkushtohet Atij, tregon kujdes ndaj kufijve të fesë, respekton detyrimet dhe mbron ligjet e Zotit.