Titulli: Thesari i Diturisë
Autori: Ibën Kajim El-Xhevzije
Përktheu: Agim Avdiu
Për botuesin: Bekir Halimi
Kryeredaktor: Rafet Zaimi
Redaktura fetare: Enver Azizi
Redaktura gjuhësore: E. Bakollari
Kopertina: Dorlir Kraja
Faqosja: Suhejb Xhemaili
Botues: Sh. B. Nun Shkup
Në fjalët e All llahut të Lartësuar :”E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne..”(Hixhr 21) Gjendet e fshehur urtësia me vlerë të madhe, e ajo është se çdo nevojë kërkohet vetëm prej atij I cili zotëron thesaret e tij, ndërsa çelësat e atij thesari I mban në duar. Të kërkosh atë nga dikush tjetër është si të kërkosh nga i pafuqishmi dhe nga ai I cili nuk është i aftë për atë.
Ajeti tjetër:”Dhe se kthimi i fundit do të jetë te Zoti yt”(Nexhm 42),gjithashtu përmban urtësi të madhe është se çdo cak që nuk është për All llahun dhe nuk ka lidhje me Të, është humbje dhe shkatërim, sepse përfundimi dhe fundi nuk janë te realizimi I atij qëllimi. Përfundimi është tek Ai ku gjithçka përfundon dhe zgjidhet, ku gjithçka varet prej krijimit të Tij, të dëshiruarit e urtësisë dhe diturisë,për këtë shkak Ai është cak I çdo dëshire. Gjithçka që të do zemra,nëse nuk është dashur për shkak të Tij, ajo dashuri është vetëm ngatëresë dhe vuajtje.Cdo vepër që nuk është në emër të Tij është e pavlefshme dhe e shkatëruar. Për këtë shkak, çdo zemër vuan nëse nuk arrin tek Ai dhe ajo është e privuar nga lumturia dhe suksesi.
Gjithçka që kërkohet prej All llahut është përmbledhur në fjalët e Tij: “E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne..”(Hixhr 21),ndërsa gjithçka që veprohet për shkak të Tij,është e përmbledhur në fjalët e Tij :”Dhe se kthimi I fundit do të jetë te Zoti Yt”(Nexhm 42)
Nuk ekziston ndonjë cak më I madh se All llahu e që të vrapohet tek Ai, e as që ekziston përskaj Tij cak, tek I cili gjendet fundi dhe Strehimi.