Stilet në letërsinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore

CHF14.90

Në qoftë se ka një gjë rreth së cilës pajtohen shumica e historianëve dhe përgjithësisht e studiuesve të letërsisë shqipe të periudhës ndërmjet dy luftërave botërore, atëherë gjithsesi kjo ka të bejë me vlerësimin lidhur me karakterin e saj heterogjen. Heterogjenitetin e kësaj faze të zhvillimit të letersisë shqipe e kanë pohuar më parë edhe studiues të tjerë.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Stilet në letërsinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore
Autor: Hysen Matoshi
Botoi: Instituti Albanologjik
Lektor: Fadil Grajcevci
Formati: 14x20cm
Faqe: 314
ISBN: 9789951411653

Në qoftë se ka një gjë rreth së cilës pajtohen shumica e historianëve dhe përgjithësisht e studiuesve të letërsisë shqipe të periudhës ndërmjet dy luftërave botërore, atëherë gjithsesi kjo ka të bejë me vlerësimin lidhur me karakterin e saj heterogjen. Heterogjenitetin e kësaj faze të zhvillimit të letersisë shqipe e kanë pohuar më parë edhe studiues të tjerë.

Kështu, në qasjen e tij sintetizuese “Periodizimi i letërsisë shqipe”, Rexhep Qosja periudhën e zhvillimit të letërsisë sonë 1902-1934, që deri diku si periudhë përputhet me fokusimin kohor të studimit “Stilet në poezinë shqipe në periudhën ndërmjet dy luftërave”, e ka çmuar nga aspekti strukturor si heterogjene: “Është e qartë se letërsia e kësaj kohe përgjithësisht s’ka fizionomi, strukturë stabile, përshkohet prej tendencash dhe elementesh të ndryshme, ndonjëherë kontradiktore, është heterogjene në pikëpamje tematike, ideore dhe stilistike.