Shqiptarët dhe të tjerët: nga Madona e Zezë derti te Molla e Kuqe

CHF14.90

Për shume kohë një pjesë e etabluar e historiografisë së shekullit XIX dhe me tutje, sidomos ajo e fqinjësisë, i ka parë shqiptarët si një popull “të vjetër – të ri” , i cili, ndonëse me rrënje shumë të moçme në Gadishullin që dikur quhej Ilirik, disi vone dhe jo plotësisht kishte ardhur në histori në shek. XI me etnonim, së paku në ato që dihen e njihen si burime të shkruara historike.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Shqiptarët dhe të tjerët: nga Madona e zezë derti te molla e kuqe
Autor: Ylber Hysa
Botoi: Instituti Albanologjik
Lektor: Hysen Matoshi
Formati:14x20cm
Faqe: 272
ISBN: 9789951411912

 

Shqiptarët kishin qenë një grup etnik qe për një kohë të gjatë në histori kishte ndenjur anash pa dhënë shenja të jetës popullore e shtetërore – parafrazojmë një historian serb, i cili ndoshta më së miri e zbërthen këtë mendisi të vendosur historio-grafike.

Po kështu, një pjesë tjetër e historiografisë ballkanike, ajo bullgare (Selishqev), shqiptarët i sheh si një popull që relativisht vonë kanë ardhur në skenë historike, pas mesjetës, ose kanë pësuar shtrirje dhe ekspansion në kohën e re, sikurse mendon një pjesë e historiografisë maqedonase (Trifunovski) e deri në përpjekjet enciklopedike.