Shqiptarët dhe shqipja – në një botë emrash të përveçëm

CHF24.90

Trajtesat onomastike të këtij vëllimi përfshijnë një lënde të pasur nga të tërthoreve të ndryshme të gjeografisë shqiptare, sidomos korpuse toponomastike të truallit të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi etj., me vështrim të posaçem për normën në toponimi dhe hetime në leksikun e toponomastikës së sotme dhe historike.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Shqiptarët dhe shqipja – në një botë emrash të përveçëm
Autor: Qemal Murati
Botoi: Instituti Albanologjik
Formati: 17×24
Faqe: 390
ISBN: 9789951240086

Trajtesat onomastike të këtij vëllimi përfshijnë një lënde të pasur nga të tërthoreve të ndryshme të gjeografisë shqiptare, sidomos korpuse toponomastike të truallit të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi etj., me vështrim të posaçem për normën në toponimi dhe hetime në leksikun e toponomastikës së sotme dhe historike.

Vëzhgimet gjuhësore të ketij areali janë sa interesante, aq dhe komplekse e të vështira. Në filologji ndodh shpesh që, për atë që na intereson më së shumti, të dimë më së paku. Dhe kjo ndodh sidomos në onomastikë e në disiplinën e saj të ngushtë – në toponomastikë, në këto fusha më tërheqëse për filologjinë, të lidhur me fatet njerëzore, me gjurmët e së kaluarës, me gjuhën, etnologjinë, folklorin, historinë, gjeografinë, sociologjinë, psikologjinë, etj.

Në tërthoret tona gjeografike, siç shprehet linguisti i njohur kroat R. Katicié, sikurse jeta që është shpesh shumëgjuhësore, shumëgjuhësore duhet të jetë dhe filologjia dhe, sidomos, toponomastika (emërvendet). Në këtë vështrim jemi përpjekur ta shpjegojmë dhe jetën e toponimeve në lidhjet e tyre të shumanshme me gjuhë e me kultura të ndryshme.