Set – Plastika dekorative dhe figurative e gurit në Dardani gjatë kohës romake – sepulkrale dhe e kultit

CHF59.90

Trajtimi i plastikës së gurit në Dardani gjatë kohës romake, në mes shekujve I-IV, është i rëndësishëm, jo vetëm për studimin e artit skulpturor dhe të veprimtarisë kulturore-artistike në përgjithësi, por edhe për ndriçimin e shumë aspekteve të jetës ekonomike, shoqërore, etnike dhe të religjionit në këtë trevë, e në kuadër të kësaj edhe raportet e dardanëve ndaj elementeve dhe ndikimeve të huaja.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Plastika dekorative dhe figurative e gurit në Dardani gjatë kohës romake – sepulkrale dhe e kultit 1 dhe 2
Autore: Exhlale Dobruna-Salihu
Botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Lektor: Arif Demolli
Formati: 17x24cm
ISBN: 9951411177

Trajtimi i plastikës së gurit në Dardani gjatë kohës romake, në mes shekujve I-IV, është i rëndësishëm, jo vetëm për studimin e artit skulpturor dhe të veprimtarisë kulturore-artistike në përgjithësi, por edhe për ndriçimin e shumë aspekteve të jetës ekonomike, shoqërore, etnike dhe të religjionit në këtë trevë, e në kuadër të kësaj edhe raportet e dardanëve ndaj elementeve dhe ndikimeve të huaja.

Duke marrë parasysh faktin se një studim i tillë komplet nuk është bërë, këtë monografi ia kemi kushtuar këtij studimi, duke u përqëndruar vetëm në shqyrtimin e plastikës sepulkrale (mbivarrore) dhe asaj të kultit, të cilat këtu janë trajtuar në tërësi të veçanta, meqenëse secila prej tyre paraget një grup tematik më vete.