New
Probleme etnomuzikologjike
CHF19.90
Që nga fillimet e para (1971) të punës sime në fushë të etnomuzikologjisë, aktivitetin e kisha orientuar në hulumtimin, regjistrimin (incizimin), ruajtjen dhe publikimin (material e studimor) e krijimtarisë muzikore popullore shqiptare, si dhe në percjelljen e procesit të transformimit të saj në jetën e përditshme. Kështu, krahas punës gjurmuese për mbledhjen dhe njohjen e saj, me interesim të veçantë përcillnim kahjet që merrte ajo krijimtari, si dhe relacionet e lidhshmëritë e muzikës me njeriun.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!
Only 1 left in stock
0
People watching this product now!
Description
Liri: Probleme etnomuzikologjike
Autor: Rexhep Munishi
Botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Lektor: Zijadin Munishi
Formati: 17×24
Faqe: 352
Që nga fillimet e para (1971) të punës sime në fushë të etnomuzikologjisë, aktivitetin e kisha orientuar në hulumtimin, regjistrimin (incizimin), ruajtjen dhe publikimin (material e studimor) e krijimtarisë muzikore popullore shqiptare, si dhe në percjelljen e procesit të transformimit të saj në jetën e përditshme. Kështu, krahas punës gjurmuese për mbledhjen dhe njohjen e saj, me interesim të veçantë përcillnim kahjet që merrte ajo krijimtari, si dhe relacionet e lidhshmëritë e muzikës me njeriun.
Hulumtimet në terren, konsultimi i literaturës profesionale e shkencore, zgjonin interesimin për dukuri dhe mënyra specifike të muzikimit tonë popullor. Disa nga këto krijime i bëmë objekt studimi dhe u publikuan si botime të veçanta, siç ishin: Këndimi i femrave të podgurit (1979) dhe Këngët malësorçe shqiptare (1987) në botim të Institutit Albanologjik. Mirëpo, interesimi zgjerohej edhe për lloje të tjera këngësh e mënyrash të të kënduarit. Kërsheri të veçantë patëm për këngët epike dhe për polifoninë tonë. Përveç këtyre, në kapitullin e parë gjenden shkrime për terminologjinë e komponenteve të këngës popullore, për emërtimin e disa veglave tona muzikore popullore, për stilin e tingullit popullor që shtrohet si çështje identifikuese për kulturën muzikore popullore konkrete etj.