New
Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI
CHF19.90
Struktura etnike mesjetare e territorit të sotëm të Kosovës nuk që objekt i trajtimeve të shpeshta në shkrimet e historiografisë së re. Rreth kësaj qështje më tepër shkruan dijetarët e historiografisë borgjeze. Vetë ky fakt flet qartë mbi domosdoshmerinë e trajtimit të kësaj çështjeje në frymën e historiografise së sotme.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!
In stock
0
People watching this product now!
Description
Libri: Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI
Autor: Muhamet Tërnava
Botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Lektor: Skender Gashi
Formati: 15x21cm
Faqe: 452
Struktura etnike mesjetare e territorit të sotëm të Kosovës nuk që objekt i trajtimeve të shpeshta në shkrimet e historiografisë së re. Rreth kësaj qështje më tepër shkruan dijetarët e historiografisë borgjeze. Vetë ky fakt flet qartë mbi domosdoshmerinë e trajtimit të kësaj çështjeje në frymën e historiografise së sotme.
Meqë, sipas rezultateve të historiografisë së periodës në mes të dy lufterave botërore, thuhet se struktura etnike e këtij territori ndryshoi thelbësisht vetëm pas luftërave austro-turke, që u zhvilluan në fund të shekullit XVII dhe në fillim të atij XVIII, morëm për objekt studimi strukturen etnike të këtij trualli në shekujt XIV, XV e XVI, për të parë se çfarë ishte përbërja etnike e popullsisë para shekullit XVII. E zgjodhëm këtë temë për traitim edhe nga shkaku se ajo deri në ditët tona nuk qe objeki i ndonjë studimi monografik apo edhe më të shkurtër.
Qëllimi kryesor i këtij studimi është trajtimi i gjithanshëm i struktures etnike të këtij trualli gjatë shekujve XIV, XV e XVI. Prandaj, në të bëhet fjalë për të gjitha elementet etnike që gjatë këtyre tre shekujve jetonin këtu, përherë apo përkohësisht.