Kuptueshmëria e domethënieve
CHF14.90
Punimet e përfshira në këtë vepër janë shkruar në një periudhe kohore mbi dhjetëvjeçare, disa prej të cilave janë botuar më parë në periodikun tonë kulturor dhe nëpër revistat e ndryshme shkencore. Me gjithë ndërhyrjet që i kam bërë në pikëpamje gjuhësore, stilistike dhe në pikëpamje të sasisë së fakteve të ofruara, përgjithësisht, mund të thuhet se tërësia konceptuale e punimeve të publikuara më herët ka mbetur pa u prekur, si në rrafshin e të menduarit për fenomene teorike e praktike letrare, ashtu edhe në rrafshin e të menduarit për fenomene kulturore.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Only 1 left in stock
Libri: Kuptueshmëria e domethënieve
Autor: Arben Hoxha
Botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës,
Lektor: Ragip Mulaku
Formati: 14x20cm
Faqe: 340
ISBN: 9951441363
Punimet e përfshira në këtë vepër janë shkruar në një periudhe kohore mbi dhjetëvjeçare, disa prej të cilave janë botuar më parë në periodikun tonë kulturor dhe nëpër revistat e ndryshme shkencore. Me gjithë ndërhyrjet që i kam bërë në pikëpamje gjuhësore, stilistike dhe në pikëpamje të sasisë së fakteve të ofruara, përgjithësisht, mund të thuhet se tërësia konceptuale e punimeve të publikuara më herët ka mbetur pa u prekur, si në rrafshin e të menduarit për fenomene teorike e praktike letrare, ashtu edhe në rrafshin e të menduarit për fenomene kulturore.
Edhepse të shkruara në kohë dhe periudha te ndryshme, nyjën lidhëse ndërmjet këtyre punimeve e përbën interesimi për raportin ndërmjet etikës dhe estetikës, si entitete shpirtërore dhe përbërës konstituiv të sistemit të caktuar kulturor e politik.
“Kuptueshmëria…”, si nocion, në këtë vepër nuk e shpreh përmbajtjen e rezultatit të njohjes, si një akt të arsyes së pastër, por procesin e ndryshimit dhe kalimit të cilësive, të gjendjëve, të trajtave, të strukturave, të kodeve dhe të përmbajtjëve nga një entitet i veprimtarisë shpirtërore në entitetin tjetër.