Kryengritja shqiptare e vitit 1912 në dokumentet serbe

CHF24.90

Marrëveshja e përfunduar me udheheqësit e kryengritjes kundërosmane, ne vitin 1911, nga ana e qeverisë turke ishte heqje e dreadhise së moçme, mashtrim me premtime boshe për t’i qetësuar malësorët dhe per t’i kthyer në shtëpite e tyre. Ne qoftë se kjo qeveri në fill u përpoq ta ngushtonte hapësirën e zbatimit të marrëveshjes me kryengritesit shqiptarë, kurse më pastaj ua njohi koncesionet vetëm Sanxhakut të Shkodrës, nuk mori asnjë masë që do ta përmirësonte giendjen ekonomike.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Kryengritja shqiptare e vitit 1912 në dokumentet serbe
Autor: Zekeria Cana
Botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Lektor: Mehmet Halimi
Formati: 17×24
Faqe: 622
ISBN: 9789951411561

Marrëveshja e përfunduar me udheheqësit e kryengritjes kundërosmane, ne vitin 1911, nga ana e qeverisë turke ishte heqje e dreadhise së moçme, mashtrim me premtime boshe për t’i qetësuar malësorët dhe per t’i kthyer në shtëpite e tyre. Ne qoftë se kjo qeveri në fill u përpoq ta ngushtonte hapësirën e zbatimit të marrëveshjes me kryengritesit shqiptarë, kurse më pastaj ua njohi koncesionet vetëm Sanxhakut të Shkodrës, nuk mori asnjë masë që do ta përmirësonte giendjen ekonomike.

Konsulli i Malit të Zi në Shkodër, Joviçeviq, e raportonte gjendjen në Vilajetin e Shkodrës të mjerueshme, kurse në vendet ku u zhvillua kryengritja, s’ka ku shkonte më keq. ndihej mungesa e madhe e ushqimeve, çmimi i drithit shkoi shumë lartë. Autoritetet nuk u dhanë malësorëve farën për mbjelljen e tokës. Semurja, që i ra bagëtisë, bëri kërdinë dhe ajo ua shteri atyre burimin kryesor të gjallëresës. Gjendjen e përkeqësoi edhe më shumë shtimi i taksave e mbledhja me dhunë e detyrimeve të tjera shtetërore.