Këngë popullore historike II

CHF19.90

Kënga epike historike është një ndër llojet më të përhapura të poezisë popullore shqiptare. Ajo bën jetë aktive edhe sot e kësaj dite në traditën shqiptare, sepse periudha prodhuese e saj është ende e hapur. Këngët historike të popullit shqiptar janë tërësi e një kronike artistike, që me anë të fjalës, të tingullit të instrumentit dhe të zërit të këngëtarit i paraqet artistikisht të gjitha ngjarjet e rëndësishme, duke filluar nga Lufta e Kosovës e vitit 1389 e deri në ditët tona.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Këngë popullore historike 2
Botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Formati: 15x21cm
Faqe: 436
ISBN: 9789951411448

Kënga epike historike është një ndër llojet më të përhapura të poezisë popullore shqiptare. Ajo bën jetë aktive edhe sot e kësaj dite në traditën shqiptare, sepse periudha prodhuese e saj është ende e hapur. Këngët historike të popullit shqiptar janë tërësi e një kronike artistike, që me anë të fjalës, të tingullit të instrumentit dhe të zërit të këngëtarit i paraqet artistikisht të gjitha ngjarjet e rëndësishme, duke filluar nga Lufta e Kosovës e vitit 1389 e deri në ditët tona.

Në folkloristikën tonē ka ndonjē përpjekje pēr tē dëshmuar së kengë historike ka pasur edhe pēr ngjarjet qē kanē ndodhur gjatē sundimit tē Bizantit, e madje edhe është botuar ndonjë fragment i kengës që e dëshmon se luftëtarët shqiptarë janë përleshur me sunduesit bizantinë. Tradita epike historike e shqiptarëve paraqet një pasuri të veçantë poetike, e cila është mbledhur nga folkloristët tanë e të huaj, sidomos gjatë shekullit XIX dhe në gjysmën e parë të shekullit XX.