Gjuha Shqipe 2/2012

CHF14.90

Një histori e plotë e zhvillimit të shkencës gjuhësore shqiptare, qoftë edhe vetëm gjatë këtij shekulli të parë të Pavarësisë së Shqipërisë e të themelimit të shtetit shqiptar, do të mbushte disa vëllime, sepse ka shume për të thënë ç’ka sjellë ky shekull edhe në këtë fushë, por në një kumtesë vetëm mund të shënohen, toccata in fuga, disa nga arritjet më kryesore në këtë rrugë të gjatë e të frytshme’.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Gjuha Shqipe 2/2012
Botoi: Instituti Albanologjik
Kryeredaktor: Qemal Murati
Faqe: 112

Një histori e plotë e zhvillimit të shkencës gjuhësore shqiptare, qoftë edhe vetëm gjatë këtij shekulli të parë të Pavarësisë së Shqipërisë e të themelimit të shtetit shqiptar, do të mbushte disa vëllime, sepse ka shume për të thënë ç’ka sjellë ky shekull edhe në këtë fushë, por në një kumtesë vetëm mund të shënohen, toccata in fuga, disa nga arritjet më kryesore në këtë rrugë të gjatë e të frytshme’.

Mendoj se kjo konferencë, duke ruajtur, natyrisht, karakterin shkencor të përmbajtjes, ka edhe ngjyresa festive, që i kërkon ky jubile vërtet madhështor për kombin shqiptar dhe të cilit ajo i kushtohet. Me këtë rast, në kumtesën time, pa synuar e pa mëtuar të sjell të dhëna shkencore gjithe të reja, po perpiqem të përshkruaj, në një shkallë tepër të përgjithësuar, zhvillimin njëshe-kullor të gjuhësisë sonë dhe të ndërtoj një tipologji të këtij zhvillimi në etapa e në kushte të ndryshme të shoqërisë shqiptare, sidomos pas lirimit të kufijve shtetërore, që përbënin barrierë penguese edhe për bashkëpunimin e shkëmbimet shkencore ndërmjet shqiptarëve.