E folmja e Karadakut
CHF14.90
Studimet shkencore në fushën e dialektologjisë shqiptare zunë fill para një shekulli e gjysmë. Deri në gjysmën e parë të shekullit XX studimet dialektologjike në Kosovë dhe ato për të folmet shqipe në Jugosllavi në përgjithësi ishin bërë nga albanologë të huaj. Prej viteve të pesëdhjeta e këndej filluan të paraqiten studiues shqiptarë me studime të shkurtra, skica e punime fragmentare për të folme të caktuara dialektore shqipe.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Only 1 left in stock
Libri: E folmja e Karadakut
Autor: Mehmet Halimi
Botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Lektor: Suhejl Havolli
Formati: 14x20cm
Faqe: 464
ISBN: 9789951411523
Studimet shkencore në fushën e dialektologjisë shqiptare zunë fill para një shekulli e gjysmë. Deri në gjysmën e parë të shekullit XX studimet dialektologjike në Kosovë dhe ato për të folmet shqipe në Jugosllavi në përgjithësi ishin bërë nga albanologë të huaj. Prej viteve të pesëdhjeta e këndej filluan të paraqiten studiues shqiptarë me studime të shkurtra, skica e punime fragmentare për të folme të caktuara dialektore shqipe.
Pra, mungonin studime monografike. Këtë e dëshmon edhe prof. Idriz Ajeti, këtu e tridhjetë vjet më parë, me rastin e botimit të përmbledhjes së studimeve dialektologjike në mbledhjen e Këshillit Shkencor të Institutit Albanologjik të mbajtur me 1976, ku atëbotë ai thekson: “Me përjashtime të rralla, ne nuk kemi botime më vete mbi të folmet shqiptare në Jugosllavi, prandaj përveç arsyesh të tjera mbledhja e skicave të botuara mbi ligjërimet tona në libra të veçanta, paraqitet më se e nevojshme”.