Ulqini dhe Tivari – Ndërmjet Krishterimit dhe Islamit
CHF19.90
Fjala histori vjen nga gregishtja e vjetër historia, që ka kuptimin e vëzhgimit e të kërkimit të së vërtetës. Është një tregim metodik letrar i ngjarjeve, të cilat i përkasin jetës së një populli, të një kombi, të një personazhi, apo mbarë njerëzimit një tregim që është pak a shumë i përsosur, sipas aftësisë se historianit, të cilat vërtet kanë ngjar e që ia vlen të mbahen mend.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Vetëm 1 stok
Libri: Ulqini dhe Tivari – Ndërmjet Krishterimit dhe Islamit
Autor: Hajrudin S. Muja
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 14x20cm
Faqe: 372
ISBN: 9989582998
Fjala histori vjen nga gregishtja e vjetër historia, që ka kuptimin e vëzhgimit e të kërkimit të së vërtetës. Është një tregim metodik letrar i ngjarjeve, të cilat i përkasin jetës së një populli, të një kombi, të një personazhi, apo mbarë njerëzimit një tregim që është pak a shumë i përsosur, sipas aftësisë se historianit, të cilat vërtet kanë ngjar e që ia vlen të mbahen mend.
Por, historia mund të shpifet, të sajohet, të modifikohet, të përmirësohet e të rishkruhet dhe, si e tille, mbetet në rishikim të vazhdueshëm. Në këtë kontekst, siq ka vështruar Eduard Carr, “historia është një dialog që nuk mbaron mes të shkuarës dhe të tashmës” një dialog i mbështetur fuqimisht në dokumente, kronika e fakte, për t’i zënë rugën manipulimit.
Për këtë shkak, historianët Langlois dhe Siegnobos pohojnë se “historia e një vendi nuk mund të shkruhet nëse populli i atij vendi nuk ka lënë gjurmët e regjistruara të veprimeve të veta“.