Tetova në dokumentet e Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë 1986-1989
CHF11.90
Masat e dhunshme që u ndërmorën në Kosovë,menjëherë pas demonstratave të vitit 1981,u shtrinë edhe në trevat shqiptare në RS të Maqedonisë.
Kryesia e Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Maqe donisë (më tej KKQ LKM-së),në mbledhjen e mbajtur më 21 maj 1981,
ndër të tjerave vuri në dukje se “ngjarjet në Kosovë,kishin pasur ndikim negativ e të drejtpërdrejtë ndaj situatës politike edhe në
RS të Maqedonisë”
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Only 1 left in stock
Autor: Qerim Lita
Masat e dhunshme që u ndërmorën në Kosovë,menjëherë pas demonstratave të vitit 1981,u shtrinë edhe në trevat shqiptare në RS të Maqedonisë.
Kryesia e Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Maqe donisë (më tej KKQ LKM-së),në mbledhjen e mbajtur më 21 maj 1981,
ndër të tjerave vuri në dukje se “ngjarjet në Kosovë,kishin pasur ndikim negativ e të drejtpërdrejtë ndaj situatës politike edhe në
RS të Maqedonisë”, e që na qenka shprehur “nëpërmjet pranisë së numrit të madh të studentëve dhe nxënësve të kombësisë shqiptare
nga RS e Maqedonisë në Kosovë”, pastaj, pranimit, përkatësisht emërimit në pozita të larta shoqërore-politike në Kosovë,te një numri
të konsiderueshëm të personave nga territori i RS të Maqedonisë,të cilët më herët nga gjyqet komuniste maqedonase kishin
qenë të dënuar për veprimtari “nacio- naliste e irredentiste” etj. Lidhur me këtë, në referatin që u lexua nga sekretari organizativ i KQ LKM-së,
Millan Pançevski, u kërkua që organet shtetërore dhe partiake, të ndërmarrin masa të rrepta ideopolitike në të gjitha fushat
veçanërisht në fushën edukativo-arsimore me mësim në gjuhën shqipe, e cila siç vihej në dukje, “përbënte çerdhen e nacionalizmit
dhe shovinizmit shqiptar” që shprehej në “kërkesat dhe tendencat për krijimin e sistemit të ndarë e paralel arsimor sipas
përkatësisë nacionale”, pastaj në “konceptin e programeve, zhvillimin e mësimit, përmbajt jen e disa librave të caktuara… etj”: