Autor: Qerim Lita
Gjinia: Histori
Kosova dhe krahinat lindore shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia deri në vitin 1912,përbenin shumicën absolute
të popullsisë së përgjithshme,ndërsa elementi sllav (serb, malazez, bullgar, maqedonas).Ishte një pakicë e parëndësishme,
e që ishte infiltruar gjatë kohës së Perandorisë Osmane.
Diplomati dhe studiuesi i shquar shqiptar, Hamit Kokalari, në librin e tij “Kosova -djepi i shqiptarizmit”,
duke e përshkruar përbërjen etnike të këtyre krahinave shqiptare, veç tjerash vë në dukje se “elementët serbe e malazeze”
në Kosovë “nuk përfaqësonin veçse 5% të popullsisë së përgjithshme”,ndërsa sipas tij, në veri të “distrikteve të Shkupit,
Kumanovës dhe Tetovës, Gostivarit e Kërçovës”, as para e as pas vitit 1912, nuk figuronte asnjë element “bullgaro-maqedonas”¹
Procesi i shpërnguljes së popullsisë shqiptare nga Kosova dhe trevave verilindore,përkatësisht Maqedonisë Veriore së sotme,
filloi me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike,rënien e Perandorisë Osmane dhe pushtimin e tokave shqiptare nga aleanca ortodokse ballkanike,
përkatësisht asaj serbo-malazezo-bullgaro-greke.
Dokumentet e zbuluara kohëve të fundit hedhin dritë se brenda vitit 1912/13, ushtritë pushtuese të lartpërmendura,
sidomos ajo serbe, dëbuan me dhunë mbi 120 000 shqiptarë të përkatësisë fetare islame, pjesa dërmuese e tyre u vendosën në Stamboll,
Anadoll dhe në vise tjera të Turqisë.