BËNI POROSI NË UEBFAQE, RRJETE SOCIALE, VIBER, WHATSAPP DHE EMAIL

POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60. -CHF (BRENDA ZVICRËS)

POSTA 14.90. -CHF PËR POROSITË JASHTË ZVICRËS

POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Islamshop
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Pyetjet e shpeshta
  • Kontakti
  • Produkte Falas
Login / Register
  • ZBRITJE
Menu
Islamshop
Search
0 items CHF0.00
Browse Categories
  • Produkte të rejaProdukte të reja
  • LibraLibra
  • Libra IslamLibra Islam
  • Bücher DeutschBücher Deutsch
  • Sexhade, Tespih dhe PllakataSexhade, Tespih dhe Pllakata
  • Krema, Vajra dhe DiversesKrema, Vajra dhe Diverses
  • Parfuma dhe ShamponaParfuma dhe Shampona
  • Produktet e Farës së zezëProduktet e Farës së zezë
  • Çajra dhe Uje ZemzemiÇajra dhe Uje Zemzemi
  • MjaltiMjalti
  • Të ndryshmeTë ndryshme
Select category
  • Select category
  • Bücher Deutsch
    • Bücher
    • Hadith
    • Kinderbücher
    • Koran & Tafsir
    • Multimedia Deutsch-Arabisch
    • Sira & Geschichte
  • Çajra dhe Uje Zemzemi
    • Çajra
    • Ujë Zemzemi
  • Deodorant
  • DVD'së
    • Filma Islam, DVD
    • Filma për fëmijë, DVD
  • Falas
  • Krema, Vajra dhe Diverses
    • Diverses
    • Krema
    • Vajra
  • Libra
    • Fjalor
    • Histori
    • Humor
    • Libra për fëmijë
    • Libra xhepi
    • Mjëkësia
    • Motivim dhe Zhvillim
    • Poezi
    • Roman
    • Të ndryshme
  • Libra Islam
    • Fetva
    • Fikh
    • Hadithe
    • Komentimi i Kuranit – Tefsir
    • Komplete Vepra
    • Kuran
    • Libra Islame
    • Libra për Familje
    • Libra për Fëmijë
    • Romane
  • Mjalti
  • Parfuma dhe Shampona
    • Parfuma
    • Shampon
  • Produkte të ndryshme
  • Produkte të reja
  • Produktet e Farës së zezë
  • Sexhade, Tespih dhe Pllakata
    • Kapuq
    • Pllakata
    • Sexhade / Tepih
    • Tespih
  • Zbritje
24/7 (Viber, WhatsApp)

+41 79 469 50 36

0 items CHF0.00
Click to enlarge
Kreu Shop Libra Histori Rrethimi i Shkodrës

Rrethimi i Shkodrës

CHF15.90

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t’u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t’u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
https://islamshop.ch/wp-content/uploads/2022/06/Islamshop.mp4
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Ka stok

Compare
Add to wishlist
0 People watching this product now!
Kategori: Histori, Komplete Vepra, Produkte të reja Etiketa: Marin Barleti, Rrethimi i Shkodres
Share:
  • Përshkrim
Përshkrim

Titulli: Rrethimi i Shkodrës (kopertinë e trashë)
Origjinali: De absidione Scodrensi
Gjinia: Histori
Autori: Marin Barleti
Shqipëroi: Henrik Lacaj
Shtëpia botuese: Onufri
Fq. 304

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t’u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t’u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.

Shikoni nga bedenat e kështjellës hordhitë osmane që zbardhin fushat përreth me çadra e ushtarë. Mësoni se si ishin përgatitur jeniçerët e se si topat bombardues u futën në historinë e luftërave. Mrekullohuni duke lexuar se si një grusht luftëtarësh i thyen sulmet e egra të qindra e mijëra ushtarëve turq.

Sulltani i mundur detyrohet të tërhiqet, por Shkodrën e mban të rrethuar derisa në fund Senati Venedikas ia dorëzon atij si një ultimatum paqeje. Atëherë, shkodranët, të zhgënjyer, zgjedhin mërgimin, për të mos u dorëzuar dhe lundrojnë përmes Adriatikut për në portet e sigurta të Venedikut.

Komente mbi librin

“Një nga episodet më mbresëlënëse të luftës midis Perëndimit dhe Gjysmëhënës.”

Franz Babinger, autori i “Mehmed Pushtuesi”

“Perandoria Osmane u përhap në Europën Juglindore me flamujt e islamit në horizont. Një moment kyç i këtij zgjerimi ishte rrethimi i Shkodrës nga fundi i shekullit XV. Ne do të kishim njohuri të pakta për këto ngjarje dramatike, po të mos ishte historiani Marlin Barleti. Rrëqethëse! Një burim parësor i historisë së Ballkanit.”

Robert Elsie, studiues i letërsisë dhe historisë shqiptare 

“Shqiptarët tërhoqën forcat kryesore të Perandorisë Osmane kur ajo ishte në kulmin e fuqisë së saj dhe thyen hovin e hordhive osmane drejt Perëndimit.”

Gazmend Shpuza, historian i periudhës osmane

“Shkodranët ishin tigra të luftës në majat e maleve.”

Kemal Pashazade, kronist osman i shekullit XV

“Lufta për Shkodrën përcaktoi fatin e ardhshëm të shqiptarëve në histori. Prej këtej kuptohet se sa e rëndësishme është për historiografinë kjo vepër e historianit shkodran të asaj kohe, Marin Barleti.”

Ferit Duka, profesor në Universitetin Europian të Tiranës

“Kjo vepër bëri të njohur ndër shekuj dhe në të gjithë Europën luftërat e shqiptarëve kundër osmanëve. Por qëllimi i saj i parë ishte t’i ngrinte një monument Shqipërisë martire për të përjetësuar qëndresën e gjatë antiturke.”

Lucia Nadin, autore e “Shqipëria e rigjetur”

“Në qoftë se do të kërkohej një krijim letrar, që t’i përshtatej plotësisht shprehja “vepër monumentale”, vështirë se do të gjendej shembull më i mirë se “Rrethimi i Shkodrës”.

Ismail Kadare

“Një dëshmi tërheqëse e rezistencës shqiptare kundër osmanëve mu në zemër të Europës. Mbrojtja e Shkodrës ishte po aq heroike dhe rrënqethëse sa rrethimi i njohur i Maltës. Rrëfimi i Barletit është autentik dhe mjaft i kuptueshëm.”

Roger Crowley, autori i “Empire of the Sea” dhe “City of Fortune”

“Lexuesve modernë të Perëndimit u drejtohet përkthimi i ri i këtij libri në anglisht duke shpresuar se historia e Shqipërisë nuk do të shihet më si e dorës së dytë dhe e vockël, por për më tepër, si historia e asaj toke që gjendet e vendosur vështirësisht mes dy botëve, një vend që luajti një rol të njëjtë me Rodosin dhe Otranton në fundin e shekullit të XV në përballjet mes osmanëve dhe Perëndimit.”

David Abulafia, profesor i historisë dhe autor i “The Great Sea”

“Një burim historik i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor gjatë Mesjetës së Vonë.”

Fikret Adanir, autor dhe profesor i historisë në Universitetin Sabanci në Stamboll

“Kur lexova rrëfimin epik të Barletit, u ndjeva si Howard Carter kur hodhi sytë në varrin e mbretit Tut për herë të parë. E shkruar me mjeshtëri artistike dhe zotësi studiuesi, kjo vepër mbush një boshllëk dhe shërben si një studim i veçantë dhe i domosdoshëm në fushën e historisë së Rilindjes.”

Kirstin Downey, biografe e figurave historike dhe autore e “Queen Isabella of Castille”

“Një nga rrethimet e mbetura në histori që çudit me trimërinë e rrethanave, me forcat e pabarabarta dhe me kapacitetin e pamatë të artilerisë turke. Kjo mbrojtje u jep aq nder shqiptarëve, sa edhe aktet heroike të Skënderbeut.”

William Martin Leake, studiues anglez i lashtësisë

“Kalaja ishte si bosht rreth të cilit vërtitej bota.”

Idrisi Bitlisi (rreth 1453 – 1520), kronist osman

“Shqiptarët shfaqën një trimëri të tillë të barabartë me emrin e tyre luftarak që i hutoi në kulm trupat shumë më superiore në numër.”

James Henry Skene (1775 – 1864), botues skocez dhe studiues i lashtësisë

“Disa herë rreth kështjellës ishin zhvilluar luftëra dhe përleshje të përgjakshme. Shumë mbretër e kishin sulmuar atë me ushtritë e tyre, por në asnjë rast nuk kishin mundur ta gjenin rrugën e fitores… Në sheshin e luftës kundër të pafeve të mallkuar u hodhën me gjithë shpirt plot njëqind mijë turq. Por, ata panë se ishte e pamundur të hyhej në kështjellë nga të çarat e mureve dhe me gjithë përpjekjet e mëdha që bënë nuk mundën ta gjenin rrugën e fitores.”

Këvami, (rreth shekullit XV – XVI), kronist osman

“Banorët e Shkodrës rezistuan me një forcë që buronte nga dëshpërimi.”

Kenneth Setton (1914 – 1995), autor dhe historian për Europën mesjetare

“Shkodra ishte fortesa e fundit e Perëndimit. Sulltanit i nevojitej në mënyrë që të siguronte tokat afër për veprime ndëradriatike.”

Lord Kinross (1904 – 1976), historian skocez dhe autor i librit “The Ottoman Centuries”

“Jashtë fortifikimeve, deri atje ku të zinte syri, nuk dukej asnjë pjesë toke që nuk ishte mbuluar me turq të armatosur, me çadra dhe artileri.”

Sabellicus (1436- 1506), historian dhe autor venedikas

Produkte të afërt

Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Burrat përreth Pejgamberit paqja dhe mëshira e Allahu qofte mbi të

CHF26.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Mos u bëni si dy bijtë e Ademit, As mbytës as i mbytur

CHF5.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Gjurmëve të të Dashurit tonë

CHF25.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Vargu i Profeteve nën dritën e Kur’anit 2

CHF14.90
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetrimit Osman I

CHF32.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Hafizat tanë gjatë historisë ( shek. XVIII – 2010 )

CHF17.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Rruga e priftit në Islam

CHF8.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Vargu i Profeteve nën dritën e Kur’anit 4

CHF14.90
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF32.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Xhamia në analet e Historisë – Hoxhallarët dhe institucionet islame në shërbim të çështjes kombëtare

CHF12.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Endelusi, përkujtim dhe vërejtje

CHF12.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen (Historia dhe gjuha)

CHF21.90

Dërgesa të lira.

Vetëm 10CHF për çdo porosi.

24/7 Mbështetje.

Në çdo kohë në kanalet tona.

Pagesa Online.

Pagesa online direkt në platformë.

Dërgim i shpejtë.

Pranim të porosive në kohë rekord.

  • MENU
    • Ballina
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Impressum
    • Rregullorja (AGB’s)
    • AGB’s (Deutsch)
  • DYQANI
    • Llogaria ime
    • Lista dëshirave
    • Krahasime
    • Shporta
  • KATEGORITË
    • Libra
    • Libra Islam
    • Bücher Deutsch
    • Sexhade, Tespih
    • Krema, Vajra
    • Të ndryshme
  • PARTNERËT
    • Drita TV
    • RTV Islam
SHKARKONI APLIKACIONIN:
Developed by Excomm - Composing Experience.

Icons made by Freepik and Icons8.

Sistemi i pagesave:
Sistemi i transportit:
Rrjetet sociale:

  • Menu
  • Categories
  • Produkte të rejaProdukte të reja
  • LibraLibra
  • Libra IslamLibra Islam
  • Bücher DeutschBücher Deutsch
  • Sexhade, Tespih dhe PllakataSexhade, Tespih dhe Pllakata
  • Krema, Vajra dhe DiversesKrema, Vajra dhe Diverses
  • Parfuma dhe ShamponaParfuma dhe Shampona
  • Produktet e Farës së zezëProduktet e Farës së zezë
  • Çajra dhe Uje ZemzemiÇajra dhe Uje Zemzemi
  • MjaltiMjalti
  • Të ndryshmeTë ndryshme
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Pyetjet e shpeshta
  • Kontakti
  • Wishlist
  • Compare
  • Login / Register
Shopping cart
Close
Sign in
Close

Lost your password?

Or login with

Facebook Google

No account yet?

Create an Account

Rrethimi i Shkodrës

CHF15.90

Ka stok

Compare
Add to wishlist
Shop
Wishlist
0 items Cart
My account