Novela
CHF18.90
Historia zhvillohet gjatë Luftës së Dytë Botërore në një fshat të vogël në perëndim të Kirgistanit. Pesëmbëdhjetë vjeçari Said tregon historinë e kunatës së tij Xhamilës. Džamila ishte një vajzë e bukur, e martuar me të padashurin Sadyk. Kur Sadyk u dërgua në front, Džamila bie në dashuri me invalidin Danžár, i cili u kthye nga fronti me një lëndim lufte. Pas përfundimit të luftës, Sadyk kthehet në shtëpi, por Džamila dhe Danžar largohen nga fshati dhe shkojnë të jetojnë së bashku diku tjetër. Said gjithashtu shkon në qytet për të studiuar pikturë.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Ka stok
Autori: Çingiz Ajtmatov (Kirgistan)
Përsëri qëndroj para pikturës së vogël,me kornizë të thjeshtë.Nesër herët do të nisem per në fshat prandaj,gjatë dhe me ngulm,e shikoj atë,
sikur do të më porositë diçka.
Këtë punim nuk ia kam treguar kurrë.Madje,kur vinte ndokush nga fshati,e fshihja mirë të mos e shihnin.
Në të nuk ka asgjë të turpshme,mirëpo nuk është ndonjë vepër me vlera të larta artistike.Ajo është e thjeshtë m’u si natyra e paraqitur në të.
Në prapavijë është shfaqur qielli i zymtë vjeshtor.
Lart mbi majat e maleve,era lëvizte retë e larme.Në plan të parë është paraqitur stepa e murrme duke dremitur.Rruga me baltë nga shiu i para
pak kohëve ka ngjyrë të zezë.Nga të dyja anët e rrugës shihen çuba të vyshkura hithrash.
Në vragën e kulluar të rrugës vërehen gjurmët e dy udhëtarëve.Sa më larg, aq me dobët dallohen gjurmët në rrugë,ndërsa udhëtarët sikur duan
të dalin nga korniza,po ta bënin edhe një hap.
Njëri prej tyre…por, të mos ngutem shumë.
Kjo kishte ndodhur në rininë time të hershme.Ishte viti i dytë i luftës.Atje në front,diku në anën e Kurskut dhe Orelit,
luftonin etërit dhe vëllezërit tanë.