Titulli: Njeriu më i lumtur në botë
Titulli origjinal: The happiest man on earth
Autori: Eddie Jaku
Perktheu: Elvi Sidheri
Redaktor: Bujar Vërbovci
Botuesi: Bujar Vërbovci
Faqe: 207
Një i mbijetuar i Holokaustit rrëfen sesi e gjeti mirënjohjen, mirësinë dhe shpresën në kampet e shfarosjes.
Ky është një lexim i mahnitshëm. Kemi të bejmë me një libër që të ushqen me ëndjen për liri, për zgjedhje të lirë, për çlirim. Te gjithë si individë gëzojme të drejtën për të jetuar lirisht si të duam, teksa Eddie Jaku e shtjellon gjerësisht këtë temë në librin e tij. Njeriu më i lumtur në botë është më tepër se një autobiografi historike, një libër që jo thjesht na ndihmon fuqimisht për ta kuptuar Holokaustin, por mbi të giitha një libër që të bën të kuptosh mirëfilli çfarë domethënë thelbësisht “Qëndresa”, veçanerisht në vitet tona te çudtishme ku jetojmë.
Eddie Jaku është një narrator i mahnitshëm, i cili arrin ta përshkruajë plot ndjeshmëri dhe një këndvështrim largpamës e zemërgjerë kohën e tmerrshme të vuajtjeve të tij. Prandaj edhe mesazhi kryesor që ai perçon është pikërisht mirësia, si rrjedhojë në shumë aspekte ky libër shndërrohet në përçues te këtij mesazhi në vijimësi nëpërmjet faqeve te tij. Gjithsesi kemi te bejmë edhe me një rrëfim tejet të rëndësishem që na ndriçon mendjen lidhur me llahtaret e Holokaustit, krahas mënyrës sesi një ideologji e çmendur e pati zhytur në vend të përparuar, krijues e krenar, në një vend ku mbizotëronte urrejtja.