Lufta e Kosovës në shtypin amerikan – 28 shkurt 1998 – 10 qershor 1999
CHF19.90
Lufta e Kosovës, që nisi me 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat e Drenicës, zgjati deri më 23 mars 1999 dhe u zhvillua ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe forcave jugosllave. Në vazhdim, prej 24 marsit, deri më 10 qershor (1999), Aleanca Veriatlantike ‘NATO’ me bombardime në caqet ushtarake jugosllave dhe me përkrahjen tokësore të UÇK-së, detyroi forcat serbe dhe ‘kasapin e Ballkanit’, Sllobodan Millosheviq, të nënshkruante kapitullimin.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Only 1 left in stock
Libri: Lufta e Kosovës në shtypin amerikan – 28 shkurt 1998 – 10 qershor 1999
Autor Hajrudin S. Muja
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 17x24cm
Faqe: 456
ISBN: 9789989584299
Lufta e Kosovës, që nisi me 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat e Drenicës, zgjati deri më 23 mars 1999 dhe u zhvillua ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe forcave jugosllave. Në vazhdim, prej 24 marsit, deri më 10 qershor (1999), Aleanca Veriatlantike ‘NATO’ me bombardime në caqet ushtarake jugosllave dhe me përkrahjen tokësore të UÇK-së, detyroi forcat serbe dhe ‘kasapin e Ballkanit’, Sllobodan Millosheviq, të nënshkruante kapitullimin.
Si rezultat, në këtë luftë u dëbuan 800.000 shqiptarë, u vranë dhe u masakruan 15.000 njerëz, nga të cilët 2.400 luftëtarë të UÇK-së, të tjerët – 90% civilë të paarmatosur. Makabra serbe rezultoi edhe me rreth 20.000 nëna e motra shqiptare të dhunuara, me rreth 3.000 mijë të humbur, shumica e të cilëve janë gjetur nëpër varreza masive në Serbi, pa ditur për fatin e 2.087 të tjerëve. Më shumë se 200 xhami të shkatërruara, 1.100 vendbanime të djegura, pjesërisht ose terësisht, të plaçkitura, po ashtu të djegura e të shkatërruara mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente të kulturës e të historisë, objekte kulturore-shkencore, etj.