KQ i NDSH-së dhe Azem Marana

CHF24.90

Monografia studimore “KQ i NDSH-së në Shkup dhe Azem Marana”, paraqet një përpjekje modeste në rrafshin historik, për ta zbardhë aktivitetin politik, diplomatik, organizativ dhe ushtarak të KQ të NDSH-së në Shkup dhe figurave më eminente të saj.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: KQ i NDSH-së dhe Azem Marana
Autor: Qerim Lita
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 17×24
Faqe: 414
ISBN: 9789989584183

Monografia studimore “KQ i NDSH-së në Shkup dhe Azem Marana”, paraqet një përpjekje modeste në rrafshin historik, për ta zbardhë aktivitetin politik, diplomatik, organizativ dhe ushtarak të KQ të NDSH-së në Shkup dhe figurave më eminente të saj.

Nismëtarët e kësaj ideje (për themelimin e NDSH-së) ishin: Azem Marana, Hasan Bilalli, Hysniqemal Ejupi, Qemal Oazimi, Mahmut Dumani, Nebi Jonuzi dhe Nuredin Ibrahimi. Mbështetur në të dhënat që dalin nga organet e hetuesisë dhe te procesit giyqësor kundër anëtarëve të KQ të NDSH (Shkup, 26 janar – 7 shkurt 1947), kuptojmë se Organizata Nacional Demokratike Shqiptare, u themelua gjatë muajt mars të vitit 1945, përkatësisht në mbledhjen e katërt të grupit nismëtar.

Paraprakisht, kjo ide kishte rrjedhë nga Hysniqemali, i cili i irrituar nga sjelljet tejet brutale të brigadave komuniste jugosllave ndaj popullsisë civile shqiptare, organizoi një takim me Azem Maranën dhe Hasan Bilallin. Takimi u mbajt në shtëpinë e Hysniqemalit, siç deklaron Azem Marana, para organeve të hetuesisë, në të cilën ishte shtruar “çështja e pazgjidhur shqiptare”. Gjatë debatit, ata si zgjidhje të domosdoshme e shohin mundësinë e themelimit të një organizate kombëtare, e cila si qëllim të vetin do ta kishte “bashkimin e Kosovës dhe viseve tjera me shumicë shqiptare me Shqipërinë”.