Kosova toka e shpirtrave të trazuar

CHF11.90

Një nga gjërat e para që dikush mendon kur përmendet toka e Kosovës është lufta brutale që ndodhi në vitet e 90-ta.
Frika,zemërimi,lotët,guximi,pikëllimi,rezistenca dhe gjithçka që çoi në lirinë e saj të pjesshme.
“Kosova:Toka e Shpirtrave të Trazuar” përmes akteve kronologjike përshkruan njërën ndër etapat më të rëndësishme
të kosovarëve drejt asaj që e kishin ëndërruar ndër shekuj, lirisë.

 

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

In stock

0 People watching this product now!
Description

Autore: Shqipe Malushi

Një nga gjërat e para që dikush mendon kur përmendet toka e Kosovës është lufta brutale që ndodhi në vitet e 90-ta.
Frika,zemërimi,lotët,guximi,pikëllimi,rezistenca dhe gjithçka që çoi në lirinë e saj të pjesshme.
“Kosova:Toka e Shpirtrave të Trazuar” përmes akteve kronologjike përshkruan njërën ndër etapat më të rëndësishme
të kosovarëve drejt asaj që e kishin ëndërruar ndër shekuj, lirisë.

KOSOVA, TOKA E SHPIRTRAVE TË TRAZUAR

VIZIONI
Ata panë një nuse
Çdo mesnatë
Duke bredhur rreth qytetit
Në kërkim të dashurit të saj.
Gjer në mëngjes
Ata ndoqën hijen e saj
Duke u munduar që ta kapin,
Kur ajo të lodhej.
Gjuajtën pluhur mbi fustanin e saj
Për ta përlyer
Dhe qeshën me zë teksa pinin
Duke e shikuar me keqardhje.
Pështynë mbi të
Duke tentuar ta preknin
E ta shpallin si një trofe tjetër
E rënë sërish në rrjetën e tyre.
I përdorën turpin
Për ta mbuluar trupin e saj të zhveshur
Duke shpifur
Para fëmijëve të shtangur.
Ata panë një nuse
Çdo mesnatë
Duke bredhur rreth qytetit
Në kërkim të dashurit të saj.
Por ata s’mund ta kapnin
Sepse ajo ishte një vegim
E varrosur nga ata, fshehurazi në një natë
Si makthet e padëshiruara.
Ata e dinin që ajo ishte nuse
Që do t’i përndjekë
Derisa të gjejë të dashurin e saj
Varrosur mijëra hapa thellë në një varr masiv.