Kosova – Përshkrim i vendit dhe popullsisë

CHF19.90

Veprimaria e quajtur diplomatike, por tejet antishqiptare e hegjemoniste e Nushiqit, ne Kosovë, u zhvilua në momentin më të pavolitshem për shqiptarët, mu në mbarim të shekullit XIX dhe në fillim të atij XX, kur Turqia po dridhej nën peshën e trysnive të shtetëve të fuqishme të kohës e nga problemet e brendshme, që e kishin rënduar e varfëruar secilen pjesë të saj. Edhe për shqiptarët, të cilëve u ishte shtuar edhe dhuna dhe trysnia tejet e egër e fqinjëve, gjendja ekonomike dhe shoqërore ishte bërë e padurueshme dhe për ta kishte aguar një kohë shumë shumë kritike, e cila po i shpiente gjithnjë e më shumë dreit greminës.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Ka stok

1 People watching this product now!
Përshkrim

Libri: Kosova – Përshkrim i vendit dhe popullsisë
Autor: Branisllav Xh. Nushiq
Perktheu: Rrahim Sadiku
Redaktor: Sulejman Dermaku
Botoi: Artini
ISBN: 9789951281447

Veprimaria e quajtur diplomatike, por tejet antishqiptare e hegjemoniste e Nushiqit, ne Kosovë, u zhvilua në momentin më të pavolitshem për shqiptarët, mu në mbarim të shekullit XIX dhe në fillim të atij XX, kur Turqia po dridhej nën peshën e trysnive të shtetëve të fuqishme të kohës e nga problemet e brendshme, që e kishin rënduar e varfëruar secilen pjesë të saj. Edhe për shqiptarët, të cilëve u ishte shtuar edhe dhuna dhe trysnia tejet e egër e fqinjëve, gjendja ekonomike dhe shoqërore ishte bërë e padurueshme dhe për ta kishte aguar një kohë shumë shumë kritike, e cila po i shpiente gjithnjë e më shumë dreit greminës. Serbia punonte me të gjitha mjetet që kishte për ta kthyer këtë gjendje të pavolitshme në agoni e vdekje. Populli jetonte në kushte jashtezakonisht të vështira, varfëria kishte kapluar secilin, kurse amullia dhe apatia ishin bërë giithëpërfshirëse.

Nushiqi e studion dhe përdoron këtë gjendie, për qëllime të sherbimit të fshehtë të shtetit të Serbisë dhe te aktiviteteve diplomatike që zhvillonte në qendrat e vendosjes ky shtet. Kështu, ai bëhet personazh i njohur për asimilimin e shqiptarëve ortodoks dhe për lidhjen e tyre me kishën serbe. Megjithatë, në shkrimet që boton dhe në relacionet që dërgon në organet e shtetit të tij, që merrëshin shumë intensivisht me veprimtari për aneksimin e trojeve shqiptare, e të Kosovës në vecanti, shpesh jep edhe fakte reale, që mbesin dëshmi e qëndrueshme e asaj kohe.