Titulli: Kandilat e udhës së drejtë, rrëfime për hoxhallarët e Tetovës
Autor: Metin Izeti
Botues: Logos – A
Biblioteka: Botime të veçanta
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktorë: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Muhamed Jashari
Redaktor gjuhësor: Shkëlzen Halimi
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Naser Fera
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup
Faqe: 188
Ky libër flet për biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që më shumë se një regjistër kronologjik për jetën e tyre, janë ilustrime të mendimit islam të kultivuar në këtë qytet dhe rrethinë.
Dashuria për traditën vërtet mund të interpretohet si shprehie e nostalgjisë për të kaluarën, por më shumë se kaq, ajo është një synim për t’i mbajtur të pashkëputura halkat e zinxhirit të identitetit dhe frymës përmes së cilës kalon qenia njerëzore gjatë jetës. Popujt pa traditë janë të dënuar të zhbëhen, sepse qëndrimi pezull nuk është i mundur për popujt, ndërsa lidhja në tradita të tjera është aq më pak e mundur.
Një përpjekje të këtillë, për ta mbajtur gjallë frymën e traditës, për ta njohur dhe vlerësuar atë, e synon edhe kjo vepër e prof. dr. Metin Izetit – një emër i njohur tashmë i teologjisë islame, i tesavuffit dhe i artit islam gjithandej në trevat tona, por jo vetëm. Ai, përmes informacioneve rreth jetës së hoxhallarëve të rrethit të Tetovës, disa nga të cilat kalojnë edhe në përvoja personale, duke u shndërruar kështu edhe në ese të këndshme, na e sjell një potpuri dijetarësh myslimanë të Qytetit nën Sharr dhe, si për ta dëshmuar konstatimin tonë për traditën, ai ka vendosur aty personalitete që tashmë ruhen vetëm në libra të paktë të historiografisë, por edhe të tjerë që kanë prekur deri në ditët tona. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që më shumë se një regjistër kronologjik për jetën e tyre, janë ilustrime të mendimit islam të kultivuar në këtë qytet dhe rrethinë.
Pa dashur ta dallojmë ndonjërin më shumë a më pak, duhet të konstatojmë se ajo që duhet të vihet re është tradita e formimit të tyre profesional teologjik. Shumica e tyre janë hoxhallarë që janë krijuar nëpër medrese të traditës osmane, qoftë kjo në kohën e Perandorisë ose më vonë, por në përgjithësi ata i përkasin kohës kur dija nuk ishte një nxënie e thjeshtë e disa leksioneve përmendsh, por ishte një veprimtari ku mësuesi dhe nxënësi jetonin bashkë dhe nxënësi, krahas dijeve si informacione, edukohej edhe për vlera shpirtërore dhe morale, duke dalë nga ato shkolla si një personalitet igatuar me dituri klasike në të gjitha shkencat islame, por jo vetëm, si edhe duke qenë një njeri i përkushtuar me devocion dhe përshpirtshmëri, që reflektohej në gjithë veprimtarinë e tij jetësore. Nuk janë të rastit shembujt kur këta hoxhallarë e vinin veten në rrezik për interesa madhore të popullatës, disa e paguanin edhe më burg e disa edhe me jetë përkushtimin e tyre. Arsyeja e kësaj ishte shkolla ku ata ishin edukuar dhe frymëzuar. Kjo është ajo që ne e nënkuptojmë kur e përdorim nocionin traditë edhe në këtë tekst. Zaten, kur mësimi i Islamit kaloi në nxënien sipas modelit të shkollave moderne, si njëmësim që vle rësohet për nga mbamendja, e jo edhe për nga përkushtimi shpirtëror, këtu mund të themi edhe se u bë shkëputja me traditën dhe teologjia jonë u fut në krizë, nga e cila akoma nuk ka dalë.