Iliada
CHF22.90
Ngjarjet e Iliadës janë vendosur në vitin e fundit të Luftës së Trojës. Konflikti legjendar përbën sfondin për subjektin qendror të historisë: mërinë e heroit grek, Akilit.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Out of stock
Titulli: Iliada
Autor: Homeri
Përktheu: Gjon Shllaku
Botues: Shtëpia Botuese Onufri
Fletët: 632
Piktura në ballinë: Franz Matsch – Triump of Achilles in Corfu
Ngjarjet e Iliadës janë vendosur në vitin e fundit të Luftës së Trojës. Konflikti legjendar përbën sfondin për subjektin qendror të historisë: mërinë e heroit grek, Akilit.
Tipar karakteristik i mitologjisë greke është se në të kanë mbizotëruar heronjtë dhe historitë heroike. Kjo e bën atë unike midis mitologjive botërore. Në pjesën më të madhe të mitologjive, heronjtë janë ose të zakonshëm ose mungojnë krejtësisht. Pozicioni sipëran i poemave homerike në letërsinë greke është e lidhur me këtë, edhe pse ne nuk jemi në një fushë ku mund të gjejmë një marrëdhënie të thjeshtë shkak-pasojë.
Zëvendësimi i madhështores, së paqartës dhe mizores me imazhin njerëzor dhe nivelin njerëzor është, ndoshta, arritja më themelore dhe që do të zgjasë më shumë nga të gjitha arritjet e Greqisë, si në letërsi edhe në art. Te Iliada kjo arritje shfaqet tashmë e përfunduar.