Ky libër ofron një analizë të hollësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviq në Tribunalin Penal
Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ). Me vdekjen e parakohshme të Millosheviqit në mars 2006, procesi gjyqësor ndaj tij mbeti i papërfunduar.
Megjithëse objektivat tradicionalë të së drejtës penale, si ndëshkimi, drejtësia për viktimat dhe parandalimi,nuk u arritën,
arkivi rreth procesit gjyqësor ndaj Millosheviqit është një burim i rëndësishëm historik për hulumtuesit e fushave të ndryshme.
Ky libër nxjerr në dritë të dhëna nga koleksioni i provave shkresore dhe në procesverbale, që përbëjnë dokumentacionin e procesit gjyqësor—
burime që do të ishte gati e pamundur të shfrytëzoheshin pa dorën udhëzuese të një personi të brendshëm —për t’u mundësuar lexuesve
të gjurmojnë fijet e morisë së përshkrimeve historike. Përse ishin aq të larta pritshmëritë për procesin gjyqësor ndaj Millosheviqit?
Përse fundi i parakohshëm i ketij procesi solli zhgënjim aq të gjerë? Çfarë shpresonin viktimat dhe publiku nga vendimi ose aktgjykimi?
A dëshironin ata ta shihnin Millosheviqin të shpallur fajtor e të dënuar me burgim afatgjatë? A do t’i jepte teksti i aktgjykimit të mundshëm
përgjigje pyetjes se përse kishin ndodhur krimet çnjerëzore në masë dhe me nxitjen e kujt? A është “e drejta për të ditur”
po aq e rëndësishme për viktimat, sa dhe dënimi i autorëve të pretenduar? Dhe, më e rëndësishmja,
a mundet dokumentacioni i procesit gjyqësor të papërfunduar të realizojë ndonjërën prej këtyre pritshmërive? Ky libër u jep përgjigje
këtyre pyetjeve.
Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Milloshaviqit
CHF29.90
Ky libër ofron një analizë të hollësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviq në Tribunalin Penal
Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ). Me vdekjen e parakohshme të Millosheviqit në mars 2006, procesi gjyqësor ndaj tij mbeti i papërfunduar.
Megjithëse objektivat tradicionalë të së drejtës penale, si ndëshkimi, drejtësia për viktimat dhe parandalimi,nuk u arritën,
arkivi rreth procesit gjyqësor ndaj Millosheviqit është një burim i rëndësishëm historik për hulumtuesit e fushave të ndryshme.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!
Ka stok
0
People watching this product now!
Kategori: Histori, Libra, Produkte të reja
Etiketa: Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Milloshaviqit, Nevenka Tromp
Përshkrim