Çështja shqiptare në diplomacinë britanike – (1877-1880)

CHF29.90

Libri më i ri i Daut Dautit: “Çështja shqiptare në diplomacine britanike 1877-1880” është pikërisht një kontribut i çmuar kërkimor i autorit, për të ndriçuar faktet historike që i paraprinë mbetjes për mbi një shekull të çështjes shqiptare- si çështje ende e pazgjidhur.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Çështja shqiptare në diplomacinë britanike – (1877-1880)
Autor: Daut Dautri
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 17x24cm
Faqe: 634
ISBN: 9899989584657

Në fillim të shekullit XXI, çështja shqiptare rikthehët sërish në gjeopolitikën evropiane, si pasojë e çështjes lindore të shekullit XIX. Në 100 vjetorin e pavarësimit të Shqipërisë, ende ndihet fryma e problemeve të pazgjidhura të shekullit XIX, sidomos të atij shqiptar. Edhe në fillim të këtij shekulli, Ballkanin, ende po e rëndon hija e dendur e historisë. Apo, nëse do e parafrazonim Churchillin, kjo gjeografi kaq e vogël, nuk mundi të tretë një histori aq të madhe. Historia ishte dhe mbeti një, pa marrë parasysh tentimet për rishkrimin e saj gjeografik. Gjeografia, përkohësisht ndryshohej, por jo edhe historia.

Kufijtë ndërroheshin dhe ata pastaj nga kongreset evropiane, fiksoheshin- siç proklamohej si “të pandryshueshëm”. . Por, as kufijtë, sikur edhe asgjë e krijuar në këtë botë, nuk janë të përhershëm. Historia e vjetër, zëvendësohej nga gjeografia e re. Mirëpo, gjeografitë e reja, nuk mund të shlyenin faktet e vjetra. Populli që ka jetuar bashkë me shekuj, ndodhte që përkohësisht edhe të ndahej gjeografikisht, por gjeografitë e reja nuk mund ta zhbënin tërë një popull. Në rastin e shqiptarëve të Ballkanit, kjo provohet bindshëm, me faktin se edhe sot, si para 100 viteve, përkundër ri-shkrimit të gjeografisë, shqiptarët kudo që jetojnë, kufizohen me vetveten.

Libri më i ri i Daut Dautit: “Çështja shqiptare në diplomacine britanike 1877-1880” është pikërisht një kontribut i çmuar kërkimor i autorit, për të ndriçuar faktet historike që i paraprinë mbetjes për mbi një shekull të çështjes shqiptare- si çështje ende e pazgjidhur.