Britania dhe çështja shqiptare – gjatë rënies së perandorisë ootomane 1876-1914

CHF19.90

Ky libër argumenton se çështja kombëtare shqiptare është rritur si reagim ndaj qështjeve tjera kombëtare në Ballkan, krizës së vitit 1890 të Maqedonisë dhe dobësimit të Perandorisë Otomane. Më tutje, argumentohet se Qeveria britanike ka treguar vetëm interesim të limituar për çështjen kombëtare shqiptare, për shkak të mungesës së interesit të drejtpërdrejtë në Ballkan. Fakti që Britania nuk kishte interesa të mëdha apo vitale në Ballkan, ishte pikërisht arsyeja që shqiptarët dëshironin ndihmën dhe mbrojtjen e britanikeve…

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

In stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Britania dhe çështja shqiptare – gjatë rënies së perandorisë ootomane 1876-1914
Autor: Daut Dauti
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 14x20cm
Faqe: 456
ISBN: 9789989588228

Ky libër argumenton se çështja kombëtare shqiptare është rritur si reagim ndaj qështjeve tjera kombëtare në Ballkan, krizës së vitit 1890 të Maqedonisë dhe dobësimit të Perandorisë Otomane. Më tutje, argumentohet se Qeveria britanike ka treguar vetëm interesim të limituar për çështjen kombëtare shqiptare, për shkak të mungesës së interesit të drejtpërdrejtë në Ballkan. Fakti që Britania nuk kishte interesa të mëdha apo vitale në Ballkan, ishte pikërisht arsyeja që shqiptarët dëshironin ndihmën dhe mbrojtjen e britanikeve…

Ky libër, në një masë, elaboron ekzistimin e identitetit etnik shqiptar, i cili identitet vazhdoi të zhvillohej në nacionalizëm giatë periudhës së aktiviteteve të Lidhjes Shqiptare dhe kryengritjeve të viteve 1908-1912 dhe, si shtesë, argumenton se embrionin e nacionalizmit shqiptar duhet kërkuar në fillim të shekullit XIX, i cili vazhdoi të zhvillohej me intensitet më të lartë në mes viteve 1878- 1912.

Më tutje, argumentohet se orvatjet e intelektualëve shqiptarë për ta zhvilluar giuhën shqipe dhe çështja e Maqedonisë kanë qenë forca shtytëse që ka qëndruar pas zhvillimit të nacionalizmit shqiptar në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX.