Virgjërat e përmbetura – Jeta ndërmjet detyrimit dhe vetëfljimit

CHF19.90

Temat e veçanta, përveç qasjes, kërkojnë edhe interes e përkushtim të veçantë. Ky është rast i autorit dhe librit të cilin e kemi në dorë. Anton Kolë Berishaj, shqyrton fenomenin i cili në shikim të parë duket se rri në margjinat ose periferitë shoqërore, por nga mënyra e trajtimit, del se kemi te bëjmë më një çështje e cila prek nervin qëndror të jetës njerëzore.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Virgjërat e përmbetura – Jeta ndërmjet detyrimit dhe vetëfljimit
Autor: Anton Kolë Berishaj
Botoi: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Lektor: Shefqet Riza
Formati: 16x24cm
Faqe: 364
ISBN: 9789951615587

Temat e veçanta, përveç qasjes, kërkojnë edhe interes e përkushtim të veçantë. Ky është rast i autorit dhe librit të cilin e kemi në dorë. Anton Kolë Berishaj, shqyrton fenomenin i cili në shikim të parë duket se rri në margjinat ose periferitë shoqërore, por nga mënyra e trajtimit, del se kemi te bëjmë më një çështje e cila prek nervin qëndror të jetës njerëzore.

Virgjërat e përbetuara, tashme nuk janë temë e virgjër. Autorë të huaj dhe vendorë, antropologë, etnologë, shkrimtarë, publicistë e madje edhe regjisorë filmash, kanë shkruar për këtë çështje duke u nisur prej përspektivave të ndryshme, herë duke i paraqitur si kuriozitet, herë si ekzotikë, herë si relikt, e herë si diçka anakronike. Shndërrimi simbolik i gruas në burrë është një farë enigme, e libri mëton të giej kodin e saj duke u nisur nga vet subjekti (emërtimi).

Virgjërat e përbetuara, as nuk janë detyrimisht të virgjëra, e as detyrimisht të bëtuara – shkruan autori. Kësaj goditje in medias res nuk mund t’i bëjë ballë argumenti i cili përpëlitet ndërmjet aureolës misterioze të moralitetit abstrakt, nga njëra anë, dhe shtrengesave sociale konkrete e reale, nga ana tjetër. Me këto të fundit, autori iu vë pritë spekulimeve, trilleve dhe rrëfimeve ekzotike mbi temën në fjalë.