Femra dhe evolucioni i lindshmërisë në Kosovë

CHF19.90

Në këtë botim, autorja dr. Mimoza Dushi si objektiv kryesor ka shtruar studimin e problematikës së femrës, të pozitës së saj në familje dhe në shoqëri dhe rolin e saj procesin e riprodhimit të popullsisë në tipin e një popullate të veçantë në Evropë, në popullatën e Kosovës, si transicion i fundit demografik në këtë kontinent, me shumë specifitete kulturore e historike, ku koekzistojne e reja dhe e vjetra, sistemet moderne vlerore dhe institucionet tradicionale, të cilat përveç ndikimit që ushtronin dhe sot e gjithë ditën ushtrojnë në emancipimin social dhe kulturor të femrës, luajnë rol të madh edhe në jetën prokreative dhe rrjedhimisht në nivelin e përtëritrjes biologjike të popullsisë.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Femra dhe evolucioni i lindshmërisë në Kosovë
Autor: Mimoza Dushi
Botoi: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Lektor: Shefqet Riza
Formati: 17x24cm
Faqe: 470
ISBN: 9789951413900

Në këtë botim, autorja dr. Mimoza Dushi si objektiv kryesor ka shtruar studimin e problematikës së femrës, të pozitës së saj në familje dhe në shoqëri dhe rolin e saj procesin e riprodhimit të popullsisë në tipin e një popullate të veçantë në Evropë, në popullatën e Kosovës, si transicion i fundit demografik në këtë kontinent, me shumë specifitete kulturore e historike, ku koekzistojne e reja dhe e vjetra, sistemet moderne vlerore dhe institucionet tradicionale, të cilat përveç ndikimit që ushtronin dhe sot e gjithë ditën ushtrojnë në emancipimin social dhe kulturor të femrës, luajnë rol të madh edhe në jetën prokreative dhe rrjedhimisht në nivelin e përtëritrjes biologjike të popullsisë.

Shqyrtimi i problematikës së gjerë dhe shumë komplekse është shtrirë në shoqërinë klasike kosovare, ku sundonte e drejta dokësore, dominonte tipi i ekonomisë klasike agrare dhe autarkia demografike dhe mbi këtë bazë femra ishte krejtësisht e varur dhe e nënshtruar, dhe në shoqërinë kosovare në transformim, ku janë krijuar kushtet për emancipimin dhe transformimin e saj të gjithmbarshëm.