Titulli: Rijadus-Salihin – Çdo ditë me Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem. 2 vëllime
Autor: Imam Nevevi
Botues: Nun Shkup
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirplotit!
Falenderimi i takon Allahut, Superiorit, Krenarit, Atij qe fal shume, Ai qe e fut naten ne dite, duke ua perkujtuar atyre qe kane zemer dhe sy per te shikuar dhe duke ua ndricuar rrugen atyre qe kane mendje dhe mencuri. Falenderimi i takon Atij qe ka zgjedhur prej krijesave te Tij ata qe ka dashur dhe qe i ka bere modeste ne kete bote, u ka dhene devotshmeri, dhiker te perhershem, marrje te panderprere te mesimeve dhe (le i ka udhezuar te shkojne drejt nenshtrimit te Tij, qe te pergatiten per shtepine e ardhshme dhe te ruhen prej te gjitha gjerave qe shkaktojne zemerimin e Tij dhe qe cojne ne shtepine e shkaterrimit, qe te qendrojne denjesisht ne fene e tij, pa marre parasysh se ne dare gjendjeje dhe rrethanash gjenden. E falenderoj me nje falenderim te pafund, gjitheperfshires dhe te paster. Deshmoj se nuk ka zot tjeter pervec Allahut dhe deshmoj se Muhamedi eshte robi dhe i Derguari i Tij, i zgjedhuri i dashur, miku i afert, udhezues ne rrugen e drejte, thirres ne fene e drejte, bekimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi te, mbi te gjithe Pejgamberet e tjere, mbi familjet e tyre dhe mbi gjithe njerzit e tjere te mire.
Këto dy vëllime është një përmbledhje e haditheve të vërteta, e cila përfshinë atë që do të ishte rrugë për për pronarin e saj për në ahiret dhe që për të interesuarin do të ishte një tregues për adabet dhe sjelljet e të Dërguarit, të brendshme (të fshehta) dhe të jashtme (të hapta). Kjo përmbledhje do të përfshinte nxitje dhe qortim dhe të gjitha llojet e ndryshme të adabeve dhe sjelljeve: si hadithet e zuhdit, ato që flasin për riedukimin e vetvetes, për fisnikërimin me veti të larta morale, për pastrimin dhe shërimin e zemrës, për ruajtjen e organeve (ndijore dhe trupore) dhe pengimin e deformimit të tyre dhe qëllimeve të tjera të njohësve.