Nga madheshtia e kesaj feje eshte se, ligjet e saj erdhen duke perfshire cdo gje qe e do Allahu dhe e kerkon nga roberit e Tij qe t’i afrohen me te, prej te gjitha llojeve te adhurimeve, duke iu pergjigjur keshtu kerkesave te roberve ne afrimin per tek Ai me adhurime te ndryshme. Madje, s’ka gjymtyre te trupit, ose ndjesi te saj, qe nuk ka gjeneruar Allahu per te adhurime me te cilat njeriu e permbush te drejten e falenderimit. Zemra, gjuha, degjimi, shikimi, dora dhe kemba, per secilen nga keto ka adhurime te ligjeruara.
Krahas kesaj, duhet te merret ne konsiderate baraspesha ne permbushjen e te drejtave te njerezve, nga nivele te ndryshme. Secili duhet t’ia jape vetvetes hisen e vet nga deshirat e lejuara, ashtu sic ka thene Profeti, salAllahu alejhi ue selam, ne porosine e Tij drejtuar Abdullah Iben Amru Ibenul Asit: “Vertet, ti ke te drejta ndaj trupit tend; ndaj mysafirit tend dhe ndaj gruas sate.” Ndersa Selmani i ka thene Ebu Derdase: ” Vertet, ti ke te drejta ndaj Zotit tend; ndaj vetes tende dhe ndaj gruas sate. Prandaj, jepi cdo gjeje te drejten qe i takon.” Pastaj Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Te verteten e tha Selmani!”