Të drejtat e Allahut mbi robërit e tij

CHF6.90

Tema është rreth të Drejtave të Allahut – Tebarake ue Te’ala – mbi robërit e Tij, e sa të mëdha që janë të Drejtat e Allahut – Subhanehu ue Te’ala – mbi robërit e Tij!?

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

S’ka stok

0 People watching this product now!
Përshkrim

Libri: Të drejtat e Allahut mbi robërit e tij
Autor: Rabij ibën Hadij el-Medkhalij
Përkthyesi: Jeton Shasivari
Formati: 11x18cm
Faqe: 82
ISBN: 9789928439468

Tema është rreth të Drejtave të Allahut – Tebarake ue Te’ala – mbi robërit e Tij, e sa të mëdha që janë të Drejtat e Allahut – Subhanehu ue Te’ala – mbi robërit e Tij!?

S’ka dyshim se të gjitha përpjekjet e robërve janë të pamjaftueshme për të përmbushur falenderimin e Allahut për një begati të vetme nga begatitë e Tij të vogla që u ka dhënë atyre. Tema është interesante, lidhet me shumë ajete dhe një sërë çështjesh dhe të gjitha bashkë takohen në një rrjedhe të vetme: Emrat dhe Cilësitë e Tij, veçimi i Allahut në Rububijen e Tij dhe veçimi i Tij në adhurimin e Tij – Subhanehu ue Te’ala.

Dhe argument për këtë janë të gjitha krijesat e Tij – Subhanehu ue Te’ala – dhe mrekullitë e Tij në univers. Unë do t’u shpalos ato ajete, të cilat janë argumente që vërtetojnë obligimin e përmbushjes së kësaj të Drejte ndaj Allahut, Zotit të botëve.