Shëndeti mendor – nga jetëshkrimi i Profetit Muhamed sal Allahu alejhi ve selem

CHF14.90

Shëndeti mendor i një personi mund të matet përmes asaj që shohim në veprimet e tij, asaj që shfaqet në sjelljen e tij, në gjuhën e trupit, në tiparet e tij të fytyres dhe fjalët që dalin nga gjuha e tij.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

S’ka stok

0 People watching this product now!
Përshkrim

Libri: Shëndeti mendor – nga jetëshkrimi i Profetit Muhamed sal Allahu alejhi ve selem
Autor: Sulejman Ibn Ivad Kijman
Përktheu nga arabishtja: Nasuf Hoxha
Redaktor: Rufat Sherifi
Botoi: Furkan ISM
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Formati: 14x22cm
Faqe: 274
ISBN: 9786082162560

Nuk ekziston ndonjë përkufizim unik dhe i dakordësuar nga të gjithë për shëndetin mendor. Shkollat psikologjike, specialistët, organizatat shëndetësore dhe organet akademike japin përkufizime që herë konvergojnë dhe herë ndryshojnë.

Ndër komponentët për të cilat këto shkolla ranë dakord, ose për të cilat konverguan, janë: kënaqësia e brendshme, pajtimi me të jashtmen, fleksibiliteti, përshtatja me rrethanat dhe ekuilibri në ndjenja dhe emocione.

Mund të them, gjithashtu, se shëndeti mendor është një tërësi cilësish që njeriu ka në zemër dhe rrjedh në mendimet dhe ndjenjat e tij, që e bëjnë atë të përshtatet me rrethanat, të lumtur pavarësisht vështirësive, të harmonizohet me lëvizjen e universit dhe të pajtohet me veten dhe shoqërinë e tij.

Shëndeti mendor i një personi mund të matet përmes asaj që shohim në veprimet e tij, asaj që shfaqet në sjelljen e tij, në gjuhën e trupit, në tiparet e tij të fytyres dhe fjalët që dalin nga gjuha e tij.